• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita nesër në Kuvend me të njëjtin skenar si ndaj kryeprokurores Marku”

by Java News
16/05/2018 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, njëherësh deputet e PS, Ermonela Felaj, ka komentuar akuzat e PD ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe qëndrimin e këtij të fundit. Felaj deklaroi se akuzat e PD nuk lidhen me ministrin Xhafaj si individ, por kanë për qëllim rrëzimin e qeverisë, teksa vendi ndodhet në prag të hapjes së negociatave.

Sipas ligjvënëses socialiste, opozita po shfrytëzon skepticizmin e disa vendeve evropiane me të dhëna të sajuara për të sulmuar mazhorancën, e cila sipas saj, ka marrë një rekomandim pa kushtëzim për integrimin e Shqipërisë, si dhe ka shënuar rezultate mjaft të rëndësishme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Pse akuzat e PD tani?
Sepse Shqipëria ka marrë një rekomandim pa kushtëzim, që do të thotë se i ka kryer detyrat e shtëpisë. Në luftën kundër krimit e korrupsionit janë kryer rezultate shumë të rëndësishme. Pikërisht se është ky moment kaq i rëndësishëm, që i jep avantazh politikës sonë, opozita është vënë në lëvizje.

Vendet evropiane ka qenë skeptike, ndaj po shfrytëzohet ky lloj skepticizmi me të dhëna që sajohen. Kjo luftë nuk është thjesht me individin, me Xhafajn, një luftë që i është shpallur kësaj mazhorance. Çështja Tahri është krejt tjetër, le t’ia lëmë në dorë Prokurorisë.

Është një lëvizje e qëllimshme, që fatkeqësisht vë në plan të dytë interesat e Shqipërisë. Qoftë PD apo LSI duhet të vinin në radhë të parë interesat e shqiptarëve. Mjafton të shohësh rrethanat si u servir kjo ngjarje.

Agron Xhafaj ka shkuar në Prokurori dhe ka regjistruar zëri dhe ka ikur të përballet në Itali, konfirmohet se bëhet fjalë për zërin e tij?
Dua të siguroj për diçka se as unë si deputete e PS dhe askush tjetër nuk jemi këtu për të mbrojtur familjarët tanë, motra, vëllezër apo diçka më lartë. ne jemi këtu për të siguruar se në punën e kolegut nuk ka asnjë hije se ka përdorur detyrën për të ndihmuar familjarin e vet. Ata kanë ndërmarrë një ekspertizë private për të provuar se audio-përgjimi nuk është i vërtetë. Ky audio-përgjim është autentik ose jo.

A nuk duhet të ishte distancuar më parë Agron Xhafaj?
Kjo nuk është punë e PS për t’u marrë me Agron Xhafajn. Neve na intereson se ministri apo kushdo tjetër i PS të jetë distant ndaj çdo veprimi.

Ministri nuk ka shkelur asnjë ligj, a duhej moralisht të dorëhiqej?
Qëndrimin moral ministri e ka mbajtur, ky është qëndrimi më moral që mund të mbajë.

Neni 491 për të cilin Xhafaj akuzohet se ka ndërhyrë për ta ndryshuar, çfarë informacionesh keni?
Nuk kam qenë anëtare e Komisionit të Reformës në Drejtësi, por mund të sjell dy prova. Për çështjen e ekstradimeve ne kemi nënshkruar Konventën Evropiane. Kur vendi që bën kërkesën për ekstradim nuk ka një standard të mirë për të ofruar siguri vendi tjetër nuk mund të japë ekstradim pa marrë garanci. Procesi ka qenë i hapur, transparent. Ne e kemi për detyrë të zbatojmë Konventën.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë…
Nuk ka asnjë lidhje me aktualitetin, ishte parashikuar. Është thjesht për informim të sigurisë.

Nesër seanca plenare, si pritet të vijojë qëndrimi i opozitës?
Do kemi rast të shohim të njëjtin spektakël të shëmtuar që opozita di të bëjë. Të njëjtin spektakël serviri edhe për Kryeprokuroren, kështu pritet edhe nesër. /raport.tv

ma.me

Next Post
Donald Tusk ia kthen rëndë SHBA-së në Sofie

Donald Tusk ia kthen rëndë SHBA-së në Sofie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In