• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita me Bashën e mbetur për vjeshtë

by Java News
23/08/2019 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

nga Mero Baze

E vetmja gjë e qartë që duket tek ligjërimi politik I Lulzim Bashës , është paqartësia se çfarë do të bëj këtë vjeshtë me opozitën. Tre faktorët kryesorë që mbështetën projektin e tij për daljen nga sistemi, tani kanë tre qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet të rikthehen në sistem, duke ja bërë shumë më të vështirë mbijetesën.

Sali Berisha frymëzuesi kryesor i bojkotit të parlamentit dhe bojkotit të zgjedhjeve, ka dy muaj që hesht tinëzisht për atë që ka bërë, pasi jo vetëm që nuk do  të marrë përgjegjësinë, por dhe të kërcënoj ende me heshtjen e tij.

Prej 30 Qershorit ai nuk ka lënë gjë pa thënë, përveçse çfarë duhet të bëj opozita. Ka folur për veshë të prerë në disko për drogë, ka qarë hallin e Sandrit që ka dal nga Digitalbi ka sulmuar Blushin, biles ka shkruar për cdo avion ushtarak apo civil që ka fluturuar mbi qiell, por nuk ka thënë asnjë fjalë për mandatet e fluturuara të opozitës shqiptare, frymëzuar prej tij.

Ai tani po kërcënon me heshtjen e tij, duke I mbajtur të gjithë nën terror të mos reflektojnë për atë që ka ndodhur.

Kjo duket qartë në fjalitë pa kuptim të Lulzim Bashës, që nisin me premtimin për revolta dhe mbyllen me premtimin për bisedime, pa ditur ku ta vërë theksin.

 

Por PD vazhdon të jetë kundër 30 Qershorit dhe 13 Tetorit, pikërisht për shkak të heshtjes së Berishës.

 

Faktori I dytë politik më I rëndësishëm I opozitës, LSI, tashmë ka qëndrim tjetër. Ajo është pro zgjedhjeve të 13 Tetorit të shpallur nga Ilir Meta, por që janë zgjedhje në letër, dhe shërbejnëvetëm për të bërë diferencën e saj politike nga PD. Ata po ashtu janë për bisedime dhe rikthim në sistem, duke ndjerë rezikun e shkrirjes si parti.

 

Në fakt projekti më ekstrem i Ilir Metës, është që pas shkarkimit nga President, të vihet në krye të opozitës duke eklipsuar dhe Bashën, çka mund të jetë një garanci më e madhe dhe për Berishën, I cili e shikon si bashkëvuajtës me halle të njëjta

 

Faktori I tretë politik, që i shërbeu Lulzim Bashës për dekor, janë pesë aleatët e vegjël të tij, të cilët tanimë kanë qëndrim të ndryshëm dhe nga PD dhe nga LSI dhe duket se duan urgjent të kthehen aty ku ishin. Por për ata është vonë, pasi tashmë janë të parëndësishëm për PD. Krijimi I Bindjes Demorkatike dhe ndoshta një pratie tjetër në Kuvend nga opozita parlamentare, do të lind nevojën urgjente të PD që në rast se duhet të bashkohet me ndonjë aleatë të vogël, duhet të bëj paqe me këta që po I shkëputen dhe jo me ata që ka thirrur për dekor. Për Bashën nëse do që ndonjëherë të bashkojë PD , I vlen më shumë paqja me Topallin Patozin, Ristanin, Hajdarin, Murrizin etj., se sa me Mediun, Dukën apo Ndokën, që I kishte vetëm si skemë për të përzënë këta të parët nga partia. Tani partitë e vogla që po shkëputen nga PD do të krijojnë një gropë të re, e cila I bën të padobishëm aleatët fallco dhe do lind nevojën për aletaë real.

 

Lulzim Basha duket se nuk është I gatshëm të menaxhoj asnjë nga këto probleme. Ai nuk di çfarë të bëj me Berishën që është bërë si “mali që s’bzan”, nuk di çfarë të bëj me Ilir Metën që ka marr malet, nuk di çfarë të bëj me aleatët fallco që I ka marrë më qafë dhe as nuk di çtë bëj me fraksionet që po dalin nga PD dhe që po e marrin atë më qafë.

 

Të gjithë ata që presin se çfarë ai mund të bëj në vjeshtë, e kanë kot. Ai është si ata ngelësit që kërkon ta shtyj provimin për dimër. (Tema)

Next Post
Panik tek pushsuesit në Shëngjin, flakët e zjarrit i afrohen banesave

Panik tek pushsuesit në Shëngjin, flakët e zjarrit i afrohen banesave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026

“Nuk ka ndodhur në 36 vite”/ Çoçoli: Buxheti 2027 vendos qytetarët në plan të parë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In