Pas pushimeve, ka rinisur “përplasja” qeveri-opozitë. Këtë të hënë anëtarët demokratë të Këshillave Bashkiakë në Krujë dhe Kavajë nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e parashikuar në bashkitë respektive.
Shkak për këtë është bërë sipas tyre fakti që ata nuk njohin për kryetarë bashkie persona të inkriminuar, referuar kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi dhe atij të Krujës Artur Bushi.
Sipas tyre, persona të tillë të akuzuar për trafik droge duke pretenduar kështu mos njohjen e legjitimitetit të mandatit të tyre.
Në këtë kuadër, anëtarët e djathtë të Këshillave bashkiake kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.