• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Opozita kosovare: Jabllanoviçi në krye të Listës Serbe – paradoks

by Java News
05/04/2017 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në media sështë raportuar se Aleksandar Jabllanoviçi është zgjedhur kryetar i Listës Serbe dhe se ai tashmë ka kryer të gjitha procedurat legale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

E zgjedhja e Jabllanoviçit si kryetar i Listës Serbe, po konsiderohet si paradoks dhe shenjë e normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq për mundësinë e rikthimit të tij në institucionet e Kosovës, opozita thotë se një gjë e tillë nuk është e mundur.

Në Lëvizjen Vetëvendosje i kanë thënë Telegrafit se zgjedhja e Jabllanoviqit në krye të Listës Serbe e vërteton edhe njëherë qëllimin e këtij subjekti dhe qasjen që ata e kanë karshi, jo vetëm Kosovës si shtet, por edhe historisë së afërt të saj.

“Ata qartas po tregojnë se në krye të partisë e duan dikë që është shkarkuar nga posti ekzekutiv për fyerje ndaj nënave të Gjakovës, dikë që e ka shprehur sheshazi dhe në mënyrën më brutale urrejtjen ndaj shqiptarëve”, ka thënë për Telegrafin, deputetja Shqipe Pantina.

Pantina ka theksuar se fatkeqësia më e madhe këtu është prezenca e Listës Serbe në institucione, duke ditur qëndrimet e saj dhe luftën që i bën shtetit te Kosovës.

“Pra, terreni që i është dhënë është më shqetësues sesa kush e udhëheq atë, sepse me këdo në krye, ata kanë qëllime kundër shtetit të Kosovës”, tha Pantina.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë për Telegrafin se Aleksandar Jabllanoviç nuk ka të drejtë të jetë pjesë e institucioneve.

“Organizimi i brendshëm i partive politike apo i listave e i lëvizjeve është çështje e brendshme të tyre se si dhe kënd e vendosin në krye të tyre apo struktura. Nëse janë persona me precedentë penalë duhet të merret drejtësia me ta. Personi në fjalë të cilin ju po e potenconi nuk ka të drejtë që të jetë pjesë e institucioneve”, tha Lekaj për Telegrafin, duke shtuar më tej se partnerët e kësaj liste në qeverisje duhet ta rishqyrtojnë pozicionin e kësaj liste në qeveri edhe deri në prishje të koalicionit me ta.

“Një Listë Serbe edhe ashtu shumë destruktive në raport me institucionet e Kosovës, tani edhe me Jabllanoviqin në krye të saj do të jetë edhe më e vështirë për tu mirëkuptuar me ta”, u shpreh Lekaj. (b.an)

 

Next Post
(VD) Vrasja e ish- oficerit shqiptar/ Policia gjermane: 5000 euro për kapjen e autorëve

(VD) Vrasja e ish- oficerit shqiptar/ Policia gjermane: 5000 euro për kapjen e autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

March 28, 2026
Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

March 28, 2026
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In