• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita ka një strategji: Më mirë Bamiri sesa Iliri

by Aalison Pearse Stevens
07/02/2016 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike vijon ta shohë si të dobishme strategjinë politike të tensionimit të koalicionit qeverisë. Për thuajse një vit të tërë, një aleancë e paqartë, fluide, e padeklaruar mes Ilir Metës të LSI-së dhe PD-së, më saktë segmentit të drejtuar nga Sali Berisha, u përfol në media dhe në politikë, si një realitet sfidues ndaj PS-së dhe Edi Ramës. Gjithçka në kushtet e një presioni në rritje pas çështjeve me ngarkesë korruptive që dolën në sipërfaqe disa herë. Nuk munguan edhe spekullimet për një aleancë të heshtur mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që riciklohet së fundmi nga disa zëra afër të djathtës, përmes implikimit që ka emri i George Soros; në filialet e të cilit në Shqipëri përfshihet edhe Rama, por edhe Basha me disa deputetë të PD-së që sot dalin kundër koalicionit me LSI-në. E konfirmuar është se në PD po ndërtohet një qasje politike që synon të përjashtojë një aleancë të re me partinë e Ilir Metës, qasje të cilën nuk e ka pohuar për asnjë moment, drejtuesi i dikurshëm i PD-së, Sali Berisha. Genc Ruli, Astrit Patozi, Edi Paloka, Arben Ristani dhe Lulzim Basha janë shprehur kundër përsëritjes së koalicionit me LSI-në.  Sot radha i ka ardhur Majlinda Bregut, që përmes një interviste për “Mapo” ka shprehur të njëjtën gjë.

Nuk është e sigurtë se çfarë qëndron pas këtyre qëndrimeve, çfarë llogarie. Por me siguri mund të identifikohen dy qëndrime: së pari aty nuk ka asgjë parimore. Asgjë. Këta që sot flasin në këtë mënyrë, deri dje ndiheshin shumë mirë me Ilir Metën në bashkëqeverisje.

Së dyti, ky “mur bllokues” për Ilir Metën i heq këtij të fundit marshin e manovrës ndaj aleatit të vet në qeverisje, Edi Ramës, të cilin prej disa kohësh e kërcënon me prishje koalicioni dhe me flirtimet me Berishën. Dhe në këto kushte, duke ditur marrëdhënien e tensionuar mes të dyve, PD-ja po luan një lojë që synon të acarojë më shumë marrëdhëniet. Pasi pa hapësirën e manovrës mes dy poleve, partia e Ilir Metës e humbet rolin e vet.

Ka interes të vihet re edhe se ky qëndrim i përforcuar i PD-së, vjen ndërkohë që diskutimet për reformën në Drejtësi kanë ardhur në një pikë kyçe, kur Byroja Kombëtare e Hetimit po fiton interes negociimi. Një ditë më parë, Meta  dha mesazhe pozitive kur u shpreh se “Byroja është në dorë të opozitës”, për të shtuar se “opozita nuk ka draft”. Është e qartë se si PD-ja, ashtu edhe LSI-ja kanë nevojë për njëra-tjetrën për të arritur diçka të “moderuar” me reformën në drejtësi. Por sa kjo nevojë përkthehet në koordinim afatgjatë? Kjo mund të merret me mend nga qëndrimet e PS-së dhe kryeministrit, që kërkon me çdo kusht të distancohet sa të mundet nga partneri i vet, që ka mirëkuptimin vetëm të Sali Berishës. Meta dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin në politikë, ndërkohë që sot LSI-ja mban PS-në në pushtet, duke kërkuar të jetë e vetmja shpresë e PD-së për pushtet. Këtu meriton pak vëmendje pretendimi “djathtist” i PD-së që preferon riciklimin e FRD-së dhe Bamir Topit, kundrejt aleancës me Ilir Metën. Është tërësisht amorale një lëvizje e tillë. Të diskutosh sot për LSI-në dhe Ilir Metën, është e kotë. Një parti private e një njeriu që ka dëgjuar çdo gjë për veten, e që nuk kundërshton asnjë konsideratë që është thënë për të. Një fakeqësi për të gjithë, por edhe shëmbëlltyrë e sistemit.

Por po kaq e pahonepsshme është aleanca me FRD-në, partinë e puçistit të 21 janarit, për të cilin çfarë nuk u tha para disa vitesh. Pa harruar se një faktorizim i tanishëm i FRD-së krijon perspektivën e rrezikshme të përsëritjes së precedentit “LSI”. Çfarë do t’i mbetet Bamir Topit për të bërë kur të jetë eventualisht në pushtet me Lulzim Bashën, e kur sistemi është po ai? Asgjë, përveçse të synojë rrugën e ndjekur nga LSI-ja dhe Ilir Meta: të pasurohet sa më shpejt, të krijojë klan dhe grup ekonomik me paratë publike, e përmes tyre. Kjo është shumë e sigurtë, pasi përndryshe, nëse ky ish-president do të kishte realisht atë moral që pretendon, koalicionin me PD-në e tanishme as që do ta merrte në konsideratë. Por siç dihet mirë:  gjërat nuk janë ashtu siç duken./Respublica/

Next Post

Arrestohet biznesmeni Seit Fishta, akuzohet për nëntë pallate pa leje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com