• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita: Jo-Ramës, Po-kërkesave të CDU/CSU!

by Ben Andoni
25/09/2019 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pavarësisht ditëve të ngarkuara me tension, paralajmërimeve në hije për veprime subversive kundër parlamentit, përçartjeve me dhe pa presidentin, duket se të huajt i thanë më shkoqur ato që opozita jonë i artikuloi rrëmujshëm prej gati 7 muajsh pa ndalim. Lulzim Basha dhe njëherë e provoi se ka një barrë, që realisht nuk e mban dot, paçka se ka mundësi shumë më të mëdha sesa gjashtë vjet më parë drejt poltronit të kryeministrit, në rast zgjedhje të parakohshme.

Duket se mjedisi politik që është krijuar nga qëndrimi i faktorit të huaj, thënia shkoqur e shumë të vërtetave të detyrave të hidhura për Ramën dhe për Bashën, ka hapur udhë për afrimin e Opozitës dhe mirëkuptimin e Maxhorancës. Në fakt, opozita duhet t’i jetë mirënjohës krerëve aleatë të partive të vogla, ata që u lëkundën që në muajt e para nga qëndrimi pa asnjë logjikë strategjike e kreut të Opozitës Basha. Ishin ata që e pranonin Ramën në tryezën e bisedimeve, ishin ata që lëkundeshin për lënien e mandateve, ishin po ata që shtruan realisht ide interesante për sistemin, që të mos mbetej monopol i dy partive të mëdha. Në javët e fundit, LSI-ja e para dhe me radhë ato, kuptuan se Lulzim Basha ishte afër një marrëveshje tjetër me Ramën, nga ato që mund të merrte sërish shumë ministri dhe ta qetësonte pjesërisht, ndërkohë që Ata do të mbeteshin sërish me gisht në gojë. Artikulimet e pastra logjike të Shehit, pragmatizmi i Mediut, ekuilibri i Dukës dhe më pak të tjerëve, shtuar me një kthesë “të habitshme” prej pranverës së kreut të LSI-së, tregoi se bashkëpunimi me Bashën, i mungonte diçka në thelb. Jo më kot, të gjithë këta liderë të vegjël të partive akoma më të vogla, nuk mund të mbështesnin çdo kapriço të fëmijës-kandidat-për-kryeministër, Basha. Mbi të gjitha atyre u duhej sistemi dhe sidomos e ardhmja e partive të tyre, formacioneve me të cilat kanë mbijetuar, por edhe kanë gjetur bajagi interes për përfitimin e përditshmërisë. Kjo ishte çarja e parë e Bashës, që e trandi me kalimin e kohës edhe qëndrimi i kthjellët i të huajve, i trishtuar me anarkinë e mendimit të tij, por më shumë se kaq mungesën e strategjisë logjike të veprimit të tij politik.

Epilogu tashmë është ulja në tryezën e dialogut me qeverinë të forcave politike për një raund bisedimesh për reformën zgjedhore, një akt që mund të bëhej kohë më parë, pa as edhe një paradoks që shoqëroi këto muaj. Dhe, ironia nuk mbaron këtu. E gjitha u bë pas insistimit të OSBE-së dhe shefit të saj të shumëpërfolur Borchardt, njeriut të anatemuar nga opozita. Paçka se në tryezat e para do të ulen specialistë dhe ekspertë, duket se marrëzia shqiptare mori udhë shumë më lehtë sesa u mendua, tregues se në çfarë niveli demokratik qëndrojmë.

Ndërkohë, nëse opozitës do t’i duhet sërish një qëndrim i prerë ndaj Ramës për të mbuluar dështimin e saj, mund t’i mjaftonte të përqafonte dhe t’u përmbahej 9 kërkesave të drejtuara nga CDU/CSU, para vendimit të BUNDESTAG. Madje, kërkesat përmbajnë edhe elementë që opozita nuk i kishte fare në logjikën e saj, fakt që i bën nder nëse do të dijë t’i përqafojë, por nga ana tjetër tregon sesa kaotike dhe sesa pak fleksible është. Veçse nuk duhet harruar se Bashës nuk i pëlqen këshilla dhe mbi të gjitha mezi i merr parasysh kërkesat e aleatëve të saj të vegjël, ata që ishin shumës më racional sesa ai në shumë momente dhe që duket se e kanalizuan me sa mundën drejt logjikës kreun e Opozitës. Kaq e thjeshtë është pra: Jo-Ramës, por Po, kërkesave të llojit CDU/CSU. (Javanews)

 

Next Post
Veliaj në Petrelë: Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti do të përfundojnë brenda dhjetorit

Veliaj në Petrelë: Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti do të përfundojnë brenda dhjetorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

December 5, 2025
Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

December 5, 2025
Rama zbardh takimin me Macron: Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama kujton strehimin e afganëve në Shqipëri: Bamirësia është disiplinë, jo gjest i rastësishëm

December 5, 2025
Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

December 5, 2025
Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

December 5, 2025
Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

December 5, 2025
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

December 5, 2025
“Shqipëria Madhështore”, PD regjistron koalicionin me 25 parti të tjera, grekët e çamët bëhen bashkë te Berisha

Jo vetëm demokratët, Berisha tall edhe aleatët

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In