• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Petrelë: Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti do të përfundojnë brenda dhjetorit

by Java News
25/09/2019 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar tre ditë nga tërmeti që solli dëmtimin e disa banesave kryësisht në Tiranë, Durrës e Elbasan dhe ka nisur puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga deputetët e PS, Xhemal Qefalia dhe Mimi Kodheli, vizituan familjen prej 4 anëtarësh të Xhevdet Xhelekut në Petrelë.

“S’kemi pritur as tre ditë nga tërmeti, kemi filluar rindërtimin e shtëpive: filluan shtëpitë në Ndroq dhe në Kashar, tani po fillojmë shtëpitë në Petrelë. Mezi pres që edhe në shtëpinë e Xhevdetit të vijnë që sot inxhinierët. Është caktuar kompania që ka marrë përsipër ta rindërtojë, do vijë të bëjë matjet. Ata do të zhvendosin plaçkat e tyre te fëmijët dhe pastaj do fillojmë rindërtimin e shtëpisë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se shumica e familjeve, përfshirë edhe atë të Xhevdet Xhelekut në Petrelë, do të futen në banesat e re brenda dhjetorit.  Ai nënvizoi se ngjarjet e fundit ishin edhe një test që tregoi se Tirana di të ngrihet nga fatkeqësitë natyrore.

“Rëndësi ka që shpëtoi jeta, kaluam një test të madh. Rëndësi ka që Tirana u ngrit në këmbë, shteti u ngrit në këmbë, qeveria, bashkia, njerëzit iu gjendën njëri-tjetrit me solidaritet. Kjo është e rëndësishme! Këto të tjerat janë llaç e tulla, kemi treguar se dimë t’i bëjmë shumë mirë, me cilësi dhe në kohë rekord. Ndaj, jam këtu për të sjellë disa ndihma për të kaluar këto ditët e para, por tani që me këtë diell të ri lind edhe një shpresë e re, fillon edhe një punë e re për të ndërtuar të gjitha shtëpitë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se qyteti rrëzohet bashkë por edhe ngrihet bashkë.

Deputetja e PS, Mimi Kodheli dhe deputeti i zonës Xhemal Qefalia  vlerësuan  angazhimin e  strukturave shtetërore që janë përgjigjur që në momentet e para njerëzve në nevojë të prekur nga tërmeti dhe për fillimin e menjëhershëm të punës për rindërtimin e banesave.

Next Post
Pranga 51-vjeçarit në Patos, qëlloi me kallashnikov në ajër duke tmerruar banorët

Pranga 51-vjeçarit në Patos, qëlloi me kallashnikov në ajër duke tmerruar banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonte emigrantë të paligjshëm në Greqi, në pranga 42-vjeçari. I sekuestrohen 6800 euro

Transportonte emigrantë të paligjshëm në Greqi, në pranga 42-vjeçari. I sekuestrohen 6800 euro

October 6, 2026
Vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

Vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

October 6, 2026
Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

October 6, 2026
Fama që u kthye në ar: 10 yjet botërorë me pasuritë më të mëdha

Fama që u kthye në ar: 10 yjet botërorë me pasuritë më të mëdha

October 6, 2026
Kodi Penal, Gogu ndan mesazhin e gjyqtarit belg: Asnjë ndryshim nuk cenon luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Kodi Penal, Gogu ndan mesazhin e gjyqtarit belg: Asnjë ndryshim nuk cenon luftën kundër korrupsionit dhe krimit

October 6, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

“Ulen temperaturat”, si do të jenë kushtet atmosferike për javën

October 6, 2026
Panik në fluturimin Londër-Çikago, avioni shpall emergjencën pasi humb 8.5 km lartësi, rikthehet në Britani

Panik në fluturimin Londër-Çikago, avioni shpall emergjencën pasi humb 8.5 km lartësi, rikthehet në Britani

October 6, 2026
Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

Një protestë që i denigron të gjithë, por nuk duron dot kur qeshin me të

October 6, 2026
Tirana bëhet pistë vrapimi më 24–25 tetor, Rama fton qytetarët: Mos e lër për vitin tjetër, sfido veten

Tirana bëhet pistë vrapimi më 24–25 tetor, Rama fton qytetarët: Mos e lër për vitin tjetër, sfido veten

October 6, 2026
Raporti tronditës i CIA-s: Izraeli drejt luftës civile dhe kolapsit të brendshëm

Raporti tronditës i CIA-s: Izraeli drejt luftës civile dhe kolapsit të brendshëm

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com