• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita ishte kundër/ Komisioni i Venecias thotë fjalën e fundit: Të zgjatet afati i vettingut deri më 2024

by Java News
10/12/2021 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Venecias është shprehur pro zgjatjes së Vettingut gjatë seancës plenare të mbajtur këtë të premte, duke theksuar se janë plotësuar të gjitha kushtet, nderkohe qe opozita shqiptare eshte shprehur kunder zgjatjes se ketyre afateve!

Në pikën 32 të draft-opinionit paraprak të publikuar ditë më parë thuhet se: “Komisioni i Venecias është i mendimit se shtyrja e mandatit të KPK dhe KP është në përputhje me standardet”.

“Nisma synon përmbushjen e një prej synimeve të Reformës në Drejtësi, krijimi i një trupe gjyqtarësh dhe prokurorësh me integritet të lartë etik, moral dhe profesional, për të garantuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë si dhe për të rikthyer besimin e publikut tek institucionet.

Në hartimin e kësaj nisme janë marrë në konsideratë parimet dhe dispozitat e përmbledhura në Strategjinë e Reformës në Drejtësi, vullneti i ligjvënësit në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, si dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias në opinionet e tij të nxjerra në lidhje me Reformën në Drejtësi. procesi dhe procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve siç njihet gjerësisht si procesi i Vettingut, është një nga shtyllat e Reformës në Drejtësi të parashikuar në dispozitat kushtetuese dhe ligjore; është një masë e jashtëzakonshme dhe kalimtare, por e nevojshme për pavarësinë dhe efikasitetin e drejtësisë. Vettingu është një element thelbësor për të garantuar një nivel të dukshëm integriteti të gjyqtarëve, i cili krijon bazën për të rikthyer besimin e publikut në veprimtarinë e drejtësisë. Në vitin 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një sërë ndryshimesh kushtetuese që hapën rrugën për një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi. Ndryshimet Kushtetuese prekën një të tretën e Kushtetutës dhe ridizenjuan rrënjësisht sistemin e drejtësisë shqiptare”, shkruhet në draft-opinionin paraprak të para disa ditëve.

Anëtarët socialistë në Këshillin Legjislativ të Kuvendit vendosën që t’i drejtohen Komisionit të Venecias për amendamentet e tyre për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut, deri në fund të vitit 2024.

Kujtojmë se përveç socialistëve, kërkesa për zgjatjen e mandatit për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerin Publik, ka ardhur edhe nga përfaqësues të Komisionit Evropian dhe institucioneve të vettingut në një seancë dëgjimore me Këshillin për Legjislacionin në Kuvendin e Shqipërisë.

Maciej Popowski, kryetar i Bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM pranë Komisionit Evropian tha përmes një lidhjeje online se e mbështeste nismën e kuvendit për amendimin e Kushtetutës me qëllim zgjatjen e mandatit të institucioneve të vettingut.

Ai e cilësoi reformën në drejtësi si një nga reformat më të mëdha që Shqipëria kishte ndërmarrë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“ONM rekomandon zgjatjen e punës për të pasur një përfundim me sukses të procesit të reformës në drejtësi”, tha Popowski, duke arsyetuar se organet aktuale të Vettingut kanë eksperiencën dhe strukturat funksionale për ta bërë këtë.

“Zgjatja lejon KPK-në që të finalizojë këto çështje dhe puna që është bërë deri tani të mos ndërpritet dhe të fillojë gjithçka nga fillimi,” shtoi ai, duke premtuar se monitorimi i ONM do të vijojë mbi bazën e praktikës së deritanishme.

Socialistët kanë kërkuar zgjatjen mandatit të organeve të procesit të verifikimit të figurave zyrtare, pasi më 17 qershor 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik i përfundon mandati.

Kushtetuta parashikon se kur i përfundon mandati KPK-së dhe komisionerëve publikë, çështjet e papërfunduara të rivlerësimit shqyrtohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Për të zgjatur afatin e funksionimit të dy organeve të reja të drejtësisë, mazhorancës socialiste i duhen edhe votat e opozitës, pasi nevojiten 94 vota.

Opinioni i Komisionit të Venecias nuk ka karakter detyrues dhe i mbetet deputetëve të parlamentit të votojnë lidhur me zgjatjen ose jo të mandatit për institucionet në fjalë./m.j

komisioni-i-venecias i plote

Next Post
Nga Gjirokastra tek Shkodra e Lezha/ Qarqet më të goditura nga COVID gjatë 2020-tës

COVID-19/ MSH: 352 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Temperaturat e larta sjellin fluks pushuesish, trafik në aksin Lezhë–Milot dhe Shëngjin

Temperaturat e larta sjellin fluks pushuesish, trafik në aksin Lezhë–Milot dhe Shëngjin

June 27, 2026
Uji i pishinave rrit shanset për infeksione të ndryshme, ja si të mbroheni

Kontrolle nëpër pishina, ISHSH: Në gatishmëri për çdo ankesë nga qytetarët apo referimi nga mjekët

June 27, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Hoxha në forumin e Dubrovnikut: Anëtarësimi në BE, i vetmi drejtim për të ardhmen e Shqipërisë

June 27, 2026
Berisha reagon pas deklaratave të Ramës për integrimin: Fshehu raportin që ‘nxin’ Shqipërinë

Thirrjet “Berisha në burg” në protesta, kreu i PD: Slogane mjerane të kundërshtarëve të opozitës. Mos u impresiononi!

June 27, 2026
E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

June 27, 2026
Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

June 27, 2026
Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

June 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Qershor 2026

June 27, 2026
Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

Ligji për financimin e partive, projektohen kufizime për afatet dhe masën e dhurimit

June 27, 2026
Berisha takime në CDU dhe Bundestag: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

Berisha takime në CDU dhe Bundestag: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In