• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Programi i ri politik i Partisë Demokratike

by Thoma Gëllçi
10/09/2026 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fejton

Nga THOMA GËLLÇI

Doktor Berisha është në Amerikë dhe, për këtë arsye, Flamuri, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, mendoi se duhej të mos flinin, por të hidheshin në aksion politik. Ajo përkrahja që doktori i bënte protestës i fuste të dridhurat,  kur mendonte se, përveç Ramës, protestuesit e donin edhe vetë doktorin në burg. Prandaj mendoi që, në mungesë të doktorit, të bënte një gjë të rëndësishme: të ndërtonte programin e ri politik dhe qeverisës të Partisë Demokratike, që do të udhëhiqte gjithë aksionin opozitar që këtej e tutje.

Për këtë arsye thirri në sallën e madhe të SHQUP-it një mbledhje të zgjeruar, ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët e Kryesisë së PD-së dhe deputetët që nuk e kishin shoqëruar doktorin në vizitën e tij në Amerikë.

Flamuri e hapi mbledhjen duke shpjeguar se Partia Demokratike nuk mund të vazhdonte vetëm me denoncime. Njerëzit donin të dinin çfarë do të bëhej me ekonominë, bujqësinë, pensionet, shëndetësinë, arsimin, mjedisin dhe administratën. Duhej një program i qartë, i thjeshtë dhe i kuptueshëm.

Të gjithë ranë dakord. Në tavolinë kishte dosje, shënime dhe statistika. Një ekspert kishte sjellë materialin për ekonominë, një tjetër për bujqësinë, ndërsa dikush kishte përgatitur një dokument të gjatë për pensionet.

Flamuri propozoi të fillonin me ekonominë.

Eksperti tha se ekonomia kishte nevojë për investime, ulje të kostove, mbështetje për biznesin dhe një sistem taksash më të qëndrueshëm. Flamuri e dëgjoi deri në fund dhe pastaj tha se formulimi duhej të ishte më politik.

Pas pak diskutimi u arrit në këtë përfundim:

Ekonomia shqiptare do të ecë përpara me Partinë Demokratike, sepse doktor Sali Berisha më në fund mori vizë dhe shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eksperti i ekonomisë u duk sikur deshi të thoshte diçka, por Flamuri kaloi menjëherë te bujqësia.

Eksperti i bujqësisë foli për subvencionet, tregun, vaditjen dhe çmimet e prodhimeve. Tha se fermerët kishin nevojë për një politikë të re që t’i ndihmonte të prodhonin dhe të shisnin.

Flamuri e dëgjoi me vëmendje dhe propozoi tekstin përfundimtar:

Bujqësia shqiptare do të zhvillohet me Partinë Demokratike, sepse doktor Sali Berisha do të marrë pjesë në konventën e republikanëve në Amerikë.

Eksperti pyeti nëse duhej të thuhej diçka edhe për subvencionet. Flamuri mendoi se kjo mund ta zgjaste programin pa nevojë.

Pastaj erdhi radha e pensioneve.

Njëri nga anëtarët e Kryesisë tha se pensionet ishin shumë të ulëta dhe se duhej një skemë konkrete për rritjen e tyre. Kishte përgatitur edhe disa përllogaritje.

Flamuri pa letrat dhe tha se ato mund të ruheshin për një fazë të dytë. Për programin kryesor propozoi këtë fjali:

Pensionistët do të kenë një të ardhme më të sigurt me Partinë Demokratike, sepse pas shumë vitesh doktor Berisha shkoi përsëri në Amerikë.

Kjo u miratua pa shumë debat.

Te shëndetësia u fol për mungesën e mjekëve, largimin e infermierëve dhe gjendjen e spitaleve. Pasi dëgjoi diskutimet, Flamuri e përmblodhi kështu:

Shëndetësia do të hyjë në një fazë të re me Partinë Demokratike, sepse doktor Berisha tashmë ndodhet në Shtetet e Bashkuara.

Te arsimi u fol për shkollat që po zbrazen, pagat e mësuesve dhe universitetet. Në fund u vendos:

Arsimi shqiptar do të ketë standarde të reja, sepse kryetari i Partisë Demokratike do të jetë i pranishëm në konventën e Partisë Republikane.

Te mjedisi pati pak më shumë diskutim. Një anëtar foli për ndotjen, mbetjet urbane dhe lumenjtë. Një tjetër tha se Shqipëria kishte nevojë për një strategji të gjelbër.

Flamuri propozoi një formulim që i kënaqi të gjithë:

Mjedisi shqiptar do të mbrohet më mirë nga Partia Demokratike, sepse doktor Berisha ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Amerikë.

Te turizmi u vendos se Shqipëria do të bëhej një destinacion i rëndësishëm ndërkombëtar, sepse doktor Berisha ishte rikthyer politikisht në Amerikë. Te energjia u shkrua se sektori do të reformohej, sepse prania e Berishës në SHBA tregonte se Partia Demokratike po rikthehej në marrëdhëniet e saj tradicionale me aleatët.

Te administrata publike formulimi ishte edhe më i shkurtër:

Administrata do të depolitizohet dhe profesionalizohet, sepse doktor Berisha mori vizën amerikane.

Këtu një anëtar i Kryesisë tha se kjo fjali mund të dukej pak e fortë. Flamuri e korrigjoi:

Administrata do të depolitizohet dhe profesionalizohet nën një qeverisje të Partisë Demokratike, e cila sot është më e fortë ndërkombëtarisht pas vizitës së doktor Berishës në SHBA.

Ky version u konsiderua më i plotë dhe më i qartë politikisht.

Më pas kaluan te pronat. Një jurist foli gjatë për regjistrimin e pronave, mbivendosjet dhe proceset gjyqësore. Flamuri e përmblodhi materialin në një fjali:

Çështja e pronave do të marrë zgjidhje përfundimtare me Partinë Demokratike, sepse doktor Sali Berisha do të marrë pjesë në konventën e republikanëve amerikanë.

Juristi nuk foli më.

Në fund, Flamuri kërkoi të hartohej edhe një hyrje e përgjithshme për dokumentin. Pas disa propozimeve, u miratua kjo:

“Partia Demokratike paraqet një program të ri politik dhe qeverisës, të mbështetur në rikthimin e saj të fuqishëm në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të dëshmuar nga vizita e kryetarit Sali Berisha në SHBA dhe pjesëmarrja e tij në konventën e republikanëve.”

Flamuri e lexoi hyrjen me zë dhe pyeti nëse kishte mbetur ndonjë fushë pa u trajtuar.

Njëri tha se kishte mbetur kultura. Një tjetër kujtoi sportin. Dikush tjetër përmendi pushtetin vendor.

Flamuri mendoi pak dhe tha se nuk kishte pse të zgjateshin. Për të tria mund të përdorej e njëjta fjali:

“Edhe në këto fusha, Partia Demokratike do të sjellë ndryshim, sepse doktor Berisha më në fund mori vizë dhe shkoi në Amerikë.”

Mbledhja u mbyll.

Të gjithë u larguan të kënaqur. Partia Demokratike tani kishte program të qartë për ekonominë, bujqësinë, pensionet, shëndetësinë, arsimin, mjedisin, pronat, energjinë, administratën, kulturën dhe sportin. Me këtë program dhe aksion politik, marrja e pushtetit ishte bukë me djathë.

 

Next Post
Ngërçi me pagat, sot mblidhen magjistratët në KLGJ! Administrata e Gjykatave të Tiranës, Vlorës, Fierit dhe Lushnjës hyjnë në ditën e tretë të bojkotit

Ngërçi me pagat, sot mblidhen magjistratët në KLGJ! Administrata e Gjykatave të Tiranës, Vlorës, Fierit dhe Lushnjës hyjnë në ditën e tretë të bojkotit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Gjyqi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë hyn në fazën përfundimtare, sot nisin deklaratat në Hagë

September 10, 2026
Andrew dhe Tristan Tate mbeten në paraburgim në SHBA, gjykata refuzon lirimin me kusht! Ja për çfarë akuzohen

Andrew dhe Tristan Tate mbeten në paraburgim në SHBA, gjykata refuzon lirimin me kusht! Ja për çfarë akuzohen

September 10, 2026
“Është prona ime dhe jo jotja!”- Tensione në protestën te fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, banorët hyjnë në ambientet e “Bankers Petroleum”

“Është prona ime dhe jo jotja!”- Tensione në protestën te fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, banorët hyjnë në ambientet e “Bankers Petroleum”

September 10, 2026
Rrëfimi tronditës i ish të dashurës së Elon Musk: Më ofroi 40 milionë dollarë që të mos flisja për të!

Rrëfimi tronditës i ish të dashurës së Elon Musk: Më ofroi 40 milionë dollarë që të mos flisja për të!

September 10, 2026
Pse Albini e do Albulenën, e opozita jo

Kriza politike në Kosovë, a mundet Haxhiu ta ushtrojë detyrën e Presidentes edhe për gjashtë muaj të tjerë?

September 10, 2026
Mevlan Shanaj shpërthen kundër Festivalit të Filmit: Festivali është një event që po e krijojnë ca njerëz të paditur!

Mevlan Shanaj shpërthen kundër Festivalit të Filmit: Festivali është një event që po e krijojnë ca njerëz të paditur!

September 10, 2026
Video/ PSG e nis me mbrojtje kurorën e ‘mbretit’, i bën “tenis” sllovakëve! Liverpuli përmbys Atletikon, ja rezultatet e Champions

Video/ PSG e nis me mbrojtje kurorën e ‘mbretit’, i bën “tenis” sllovakëve! Liverpuli përmbys Atletikon, ja rezultatet e Champions

September 10, 2026
Champions League/ Arsenal e nis aty ku e la, fiton ndaj Napolit në stadiumin “Maradona” me golin e Odegaard në fund (VIDEO)

Champions League/ Arsenal e nis aty ku e la, fiton ndaj Napolit në stadiumin “Maradona” me golin e Odegaard në fund (VIDEO)

September 10, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Vapë në zonat e ulëta dhe shi në ato malore, ja parashikimi i motit për ditën e sotme!

September 10, 2026
“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem

Alarmi për klimën/ Gushti 2026 regjistrohet si muaji më i nxehtë në histori, “El Niño” pritet të rrisë më tej temperaturat

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com