• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita hedh miell, letra e shishe uji drejt kryeministrit, seanca nis e mbyllet mes kaosit

by A R
12/04/2018 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

11:32/ Nis votimi i projektligjeve. Teksa opozita mbajti të bllokuar foltoren e Kuvendit, deputetët e dy kampeve nuk pranuan të marrin fjalën nga vendi.

Në fund, votimi i projektligjieve u bë pa diskutime.

Në votim morën pjesë vetëm deutetët e mazhorancës.

11:20/ Teksa opozita vijon të mbajë të bllokuar foltoren, deputeti Klevis Balliu ka hedhur drejt kryeministrit Rama shishe uji, letra dhe sende të tjera.

Në këtë moment ai ndërpreu seancën për të 5-tën herë. Pas rinisjes u përjashtua edhe deuteti Balliu.

***

11:00/ Pas rinisjes së seancës kryetari i Kuvendit u ka dhënë fjalën deputetëve nga vendi, pasi ligjvënësit e opozitës vijojnë të mbajnë të bllokuar foltoren.

Pas fjalimit të deputetit Erjo Braçe, radha ishte e ish-kryeministrit Berisha i cili nuk pranoi të marrë fjalën.

Në këto momente, deputeti i PD Flamur Noka i është drejtuar vendit ku qëndron Rama dhe ka hedhur miell drejt kryeministrit.

Kreu i Kuvendit vendosi ndërprerjen e seancës. Ndërkohë u vendos përjashtimi i Flamur Nokës nga punimet e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga punimet e seancës edhe deputetin tjetër të PD, Ervin Salianji, pas Flamur Nokës.

“Ervin Salianji për përdorimin e mjeteve të palejueshme ndaj drejtuesit të seancës përjashtohet nga seanca Parlamentare. Ervin Salianji dhe Flamur Noka lironi sallën. Shërbimet e Kuvendit t’u komunikojnë deputetëve daljen e tyre nga salla. Ndërpritet seanca”, tha Ruçi.

***

10:31/ Opozita ka vënë në zbatim skenarin e bllokimit të parlamentit. Pas fjalës së mbajtur nga kryetari i PD Lulzim Basha, deputetët e opozitës pushtuan foltoren duke kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seancat plenare pasi sipas PD ai ka fyer shqiptarët në fjalimin që ka mbajtur në parlament seancën e fundit.

“Duke nisur nga dita e sotme, duke nisur nga kjo sallë, që nuk mund të vazhdojë ky parlament pa nxjerrë nga salla njeriun që fyeu popullin. Ndaj le të përjashtohet ky (Rama) e të vazhdojë seanca normalisht. Nuk ka procedim normal seance pa larguar njeriun që ka fyer shqiptarët. Ai do mbajë përgjegjësi para ligjit”, deklaroi Basha.

Kryetari i Kuvendit i kujtoi Bashës se kjo është shkelje e rregullores. Ai vendosi ndërprerjen e seancës për normalizimin e situatës.

***

Më herët Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar lirimin e 11 kuksianëve që mbetën në qeli pas protestës së dhunshme në kalimash. Nga foltorja e parlamentit, Basha tha se kjo mazhorancë nuk e ka problm të lirojë kriminelët për të mbajtur në burg njerëzit e pafajshëm që protestojnë për dinjitet dhe bukën e gojës.

“Sot është dita e 13 që 11 kuksianët mbahen në burg. 11 njerëz të varfër, të shpërfillur, të rrëmbyer nga policia dhe prokuroia politike Rama-Marku janë në burg.

Ky kryeminisër që vrasësit e përdhunuesit i bëri deputetë, kryebashkiakë e deputetë. Ky parlament që mbron me zell trafikantin e drogës, i do në qeli 11 kuksianët e pafajshëm. Ky kryeministër dhe ky ministër, vëllezërit e të cilëve janë trafikantë droge, i duan në burg baballarët dhe vëllezërit, në familjet e thjeshta shqiptare. 11 kuksianët e burgosur, janë fundi dhe turpi i këtij parlamenti që ka treguar se nuk ka prolem as vrasësit, as përdhunuesit, por nuk toleron ata që ngrenë zërin për të drejta e dinjitet”, deklaroi Basha.

E teksa lideri i opozitës mbante fjalimin, deputetët e tjerë të opozitës mbanin në dorë pankarta ku shkruanin “Liro kuksianët”./a.m.

Next Post
Azerbajxhan/ Presidenti Aliyev sërish merr mbi 80% të votave

Azerbajxhan/ Presidenti Aliyev sërish merr mbi 80% të votave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com