• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita fut në krizë Kuvendin, bllokon raportimet vjetore të institucioneve

by Java News
06/06/2018 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej muajsh Kuvendi i Shqipërisë ndodhet në krizë funksionimi: debati politik dhe axhenda ditore që shpesh nuk ka përputhje me axhendën parlamentare, ka krijuar një hendek të thellë midis produktit parlamentar dhe pritshmërive të tij. Pjesëmarrja e pjesshme e opozitës në komisione, protesta e saj lidhur me aktualitetin politik, debatet politike dhe krijimi i një klime konfliktuale pune ka krijuar një rrethanë tipike për parlamentet gjysmake: ka seanca plenare dhe ka komisione, por puna e produkti i tyre është i pjesshëm, është i vonuar dhe me cilësi të dobët. Le ti referohemi një funksioni thelbësor parlamentar, – kontrollit të punës së institucioneve të pavarura e kushtetuese përmes raportimeve vjetore që ato kryejnë në parlament. Raportet e institucioneve të pavarura janë të vetmet raporte me vlerë referuese në punën e institucioneve shtetërore, ndaj ato kanë vlerë politike, ligjore, dokumentare dhe historike.

Sipas praktikës së punës së Kuvendit në janar përcaktohet kalendari i raportimeve vjetore të institucioneve, – proces që zakonisht duhet të zgjasë deri në mesin e muajit maj. Aktualisht bilanci i raportimeve është negativ: vetëm 11 institucione kanë kryer raportime të rregullta në parlament, disa të tjera kanë ezauruar raportimet në komisionet përkatëse parlamentare, por siç shihet nga tabela, parlamenti nuk ka përmbushur ende detyrën e vet kushtetuese dhe ligjore për raportimet e institucioneve. Shumica e tyre ndodhen ende në pritje të normalitetit në seancat plenare dhe në punën e komisioneve. Edhe ato që kanë kaluar sprovën e raportimit, ose kanë kryer raportim formal me prezencën e vetëm një pale politike në komisione ose në seanca plenare, ose kanë vonesa në prezantimin e raportimeve dhe në ecurinë e kalendarit.

Për shkak se parlamenti duhet të kryejë funksionin ligjvënës dhe nismat ligjore kanë qenë minimale, për shkak se parlamenti duhet të jetë përfaqësues e funksional, cilësi që janë e mbeten të diskutueshme për parlamentin aktual, – përgjegjësia e tij kontrolluese përmes raportimit dhe rezolutave do të duhej të ishte më e madhe, më serioze dhe axhendë prioritare. Zakonisht shqetësime shfaqen në fundin e mandateve kur palët nisin kalkulime politike, por në rastin konkret kemi të bëjmë me vitin e parë të mandatit të ri, pra me një sjellje jo tipike të mazhorancave të reja dhe të produkteve të reja post-zgjedhore.

Lidhur me cilësinë e raportimeve në parlament dhe mënyrën sesi ushtrohet kontrolli kushtetues, ka diferenca të dukshme midis vetë komisioneve. Komisione si ai i ekonomisë dhe financave, i arsimit dhe medias, i ligjeve dhe të drejtave të njeriut etj, janë më profesionalë dhe më të thelluar në raportimet dhe debatet e zhvilluara në rastin e raportimeve periodike vjetore, ndërsa ka komisione të tjera ku procesi rezulton sipërfaqësor dhe formal. Në përfundim të të gjitha raportimeve Instituti i Studimeve Politike dhe stafi i tij monitorues në Kuvend, do të publikojë të dhëna të plota dhe të detajuara për raportimet 2018 dhe aktivitetin parlamentar në këtë proces, – gjithnjë nëse parlamenti arrin të ezaurojë të gjitha raportet vjetore të institucioneve brenda sesionit aktual parlamentar./ISP

a.ç

Next Post
FOTOT/ Bashkëshortet dhe të dashurat e futbollistëve që do të ndezin Botërorin

FOTOT/ Bashkëshortet dhe të dashurat e futbollistëve që do të ndezin Botërorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump tallet me Macronin: E binda të pranonte deri në 200% rritje të çmimit të barnave

Trump tallet me Macronin: E binda të pranonte deri në 200% rritje të çmimit të barnave

January 7, 2026
“Urdhri ishte i Berishës”/ Gazetari Mahmutaj u plagos më ’21 janar’: Nga Gërdeci, Rruga e Kombit, vrasje e Trebickës, zhdukja e Remzi Hoxhës, ku ka futur “hundët” Sali…

“Berisha më afër qelisë këtë 21 Janar”, Mahmutaj: Është rikuperuar serveri i Kryeministrisë

January 7, 2026
Dita e sotme me reshje shiu, shtrëngata dhe stuhi

Dita e sotme me reshje shiu, shtrëngata dhe stuhi

January 7, 2026
Nga Evropa deri te vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan mbi 600 milionë euro në një vit

Nga Evropa deri te vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan mbi 600 milionë euro në një vit

January 7, 2026
Vengu: Mbi 100 efektivë të FA-ve në vijë të parë për përballimin e motit të keq

Vengu: Mbi 100 efektivë të FA-ve në vijë të parë për përballimin e motit të keq

January 7, 2026
Donald Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve deri në 50 milionë fuçi nafte dhe do t’i kontrollojmë ne

Donald Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve deri në 50 milionë fuçi nafte dhe do t’i kontrollojmë ne

January 7, 2026
Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In