• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita e re mban si kusht vetëm listat / Murrizi: Gati të heqim dorë nga pragu dhe koalicionet

by A R
03/07/2020 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita parlamentare është e gatshme te negociojë 2 nga kërkesat e saj me kushtin që Partia Socialiste të votojë hapjen e listave dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.

“Pragu është për t’u diskutuar. Nëse Partia Socialiste do të na kërkojë të mos ketë koalicione parazgjedhore dhe në këmbim të saj të ketë sistem proporcional kombëtar me lista të hapura dhe administratë zgjedhore, patjetër që do e votojnë në bllok edhe prishjen e koalicione edhe sistemit zgjedhor të listave të hapura. Pastaj kur te shkojmë te kodi të bëjnë administratën zgjedhore. Patjetër që do ta votojmë”, u shpreh Myslym Murrizi.

Opozita përdori për herë të parë braktisjen e seancës plenare si formë reagimi kundër marrëveshjes së partive të mëdha për reformën zgjedhore. Myslym Murrizi paralajmëron se për të shmangur rrjedhjen e votave, bojkoti do përdoret edhe në seancën plenare të miratimit të kodit elektoral.

“Është një resto që meriton arroganca e atyre që mendojnë se në karrige ku janë ulur janë pronare. 90 përqind është mundësia e largimit të atyre që s’janë të shitur dhe të blerë nga këta të tre, PD PS dhe LSI, që iu intereson lënia në fuqi e gjellës së pistë të 21 prillit të 2008-s.

Kryeministri Edi Rama, një ditë më parë i bëri thirrje dy opozitave të mos i bëjnë presion duke u lënë hapur një shteg negociatave sa i takon hapjes së listave.

“Për qarkun e Fierit nuk votoi 7 ligjet. Kështu që ta thoshte një njeri që njeh artin e kompromisit do e besoja. Për presion, Rama mendon meqë ka 74 deputetë mund të kalojë çdo gjë.”

Demokratëve, të cilët e akuzojnë se është bërë palë me Edi Ramën për zhdukjen e koalicioneve parazgjedhore, Myslym Murrizi iu kujton se janë ata të cilët kanë nënshkruar marrëveshje me Ramën për zgjedhjet dhe jo ai.

/a.r

Next Post
Dyshimet për trukim, FSHF nis hetim për ndeshjen Bylis-Tirana: Paralajmërojmë klubet se do përballen me masa të rrepta

Dyshimet për trukim, FSHF nis hetim për ndeshjen Bylis-Tirana: Paralajmërojmë klubet se do përballen me masa të rrepta

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    6 years ago

    Ju opozita e re e parlamentit do jeni herojte e Kombit po realizuat zgjedhjet me lista te hapura,populli e din se per ke duhet te votojne,automatikisht largohen komunistat spiunte e te pa aftit.Atehere plaku,lir floriri e dvin narkomani,se bashku me kta edhe lyli basha e mona te shkojne te ruajn delet,ose ti afrohen recit te ajo shtepia e re qe I pret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Komunistë që keni marrë peng opozitën”, Kokalari nuk i ndahet Nokës: Berisha nuk është i djathtë…

March 20, 2026
“TikTok” nuk ndalohet në SHBA! Presidenti Trump firmos urdhrin ekzekutiv

“Nuk dua të bëj armëpushim në Iran”, Trump: Ata janë kafshë, po i zhdukim

March 20, 2026
Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

March 20, 2026
Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

March 20, 2026
Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In