• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita e përçarë drejt shtatorit parlamentar/ Basha pranon indirekt ftesën e Ramës, LSI thirrje për përballje

by Java News
31/08/2021 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kampi opozitar duket i përçarë edhe sa i përket strategjisë që duhet ndjekur me nisjen e jetës parlamentare. Lulzim Basha dha sinjalet e para se do të pranojë bashkëpunim politik me mazhorancën, duke folur për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi duke bërë thirrje për përballje të pashmangshme.

Bashkëpunimi politik ndërmjet PD-së dhe PS-së tashmë ka disa pika konkrete në të cilat mund të bazohet. Kryedemokrati Lulzim Basha parashtroi disa objektiva për Parlamentin e ri si ndryshim të Kushtetutës, ndryshim të ndarjes territoriale dhe ndryshim të sistemit zgjedhor.

Ky qëndrim i Bashës duket të jetë i pakonsultuar me partitë e tjera opozitare, duke lënë të kuptohet se aleanca PD-LSI mund të ketë përfunduar.

Në një kohë kur Basha po jepte sinjale për një politikë konstrukture, forca e tretë parlamentare, Lëvizja Socialiste për Integrim bënte thirrje përballjeje të pashmangshme. Petrit Vasili nënvizoi se Parlamenti i ri duhet të fillojë vetëm nga 25 prilli:

“Pa zgjidhur e përballur 25 prillin dhe masakrën zgjedhore çdo gjë tjetër në Parlament do të jetë vetëm farsë dhe riciklim i kompromiseve, që vijnë erë të qelbur dhe që komisionohen nga oligarkët. Tashmë, shkatërrimi i zgjedhjeve të 25 prillit është fakt i provuar katërcipërisht”.

Pikat mbi të cilat PD-ja është e gatshme të diskutojë me mazhoranën shihen më shumë në interes politik se sa publik. Analisti Gjergji Vurmo tha per A2 se: “I takonte opozitës të fillonte rolin e vet me disa beteja që janë të rëndësishme për qytetarët. Reforma elektorale është më shumë e rëndësishme për partitë politike se sa për qytetarët”.

Interes publik apo politik, këto janë çështje që do të shqyrtohen pas pak ditësh në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. LSI-ja për herë të parë ka humbur peshën politike në Parlament, gjë që reflektohet edhe nga axhendat e ndryshme në kampin opozitar.

/m.j

Next Post
Basha “siluron” Berishën e Ramën për paktin: Të zhbëjmë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, sollën kapjen e shtetit

Shtatori i luftës me Ramën apo Berishën? Luli 'harroi' Edin dhe e filloi me Saliun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In