• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtatori i luftës me Ramën apo Berishën? Luli ‘harroi’ Edin dhe e filloi me Saliun

by Java News
31/08/2021 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike, kryetari i saj Lulzim Basha, pas zgjedhjeve të 25 prillit paralajmëroi se në shtator do të fillonte lufta, pra beteja e tij me qeverinë pas masakrës zgjedhore.

Basha tha se votat ishin vjedhur, votat ishin manipuluar, ishin blerë, procesi ishte skandaloz i një masakre elektorale, prandaj në shtator do të fillonte ajo që do të quhej ‘luftë’ me qeverinë, beteja të ashpra kundër Edi Ramës për të rrëzuar sa më parë qeverinë, dhe të tjera fjalë boshe që Basha i përsërtit shpesh në retorikën e tij.

Në fakt shtatori erdhi. Dje mblodhi Këshillin Kombëtar dhe ndryshoi 180 gradë. Nga nje luftë me qeverinë, dje tha se me Ramën do të bashkëpunonte për Reformën Kushtetuese e cila do të përfshinte ndarjen territoriale, Reformën Zgjedhore, dhe sipas informacioneve që qarkullojnë në media, pse jo dhe ndërhyrjen në Reformën në Drejtësi.

Pra nga një betejë që do të përballej me Ramën, tani betejën me Ramën do ta kemi me marrëveshje në Parlament dhe një bashkëqeverisje me ministra, apo një bashkëqeverisje me Parlamentin nëpërmjet reformave të ndryshme dhe bashkëpunimit të qeverisë me opozitën.

Por sot ndodhi një fenomen tjetër. Nga luftë ndaj Edi Ramës duke qenë se me këtë të fundit do të bashkëpunohet, do bëhen reforma me ‘njëriun me të cilin s’mund të ketë zgjedhje’, me \kryeministrin e krimit’  e të tjera si këto, do të fillojë lufta me Sali Berishën.

Luzim Basha harroi Edi Ramën dhe filloi luftën me Saliun!

Për këtë ka shfrytëzuar sekretaren e tij të re e cila edhe pse pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike, një nga njerëzit që në daljet e fundit televizive e ka masakruar Lulzim Bashën, Jonila Godole duke theksuar se duhet të jepte dorëheqjen, që duhet të ikte, që ishte njeriu që kish zvogëluar PD, që e kish bërë Partinë Demokratike më të pabesueshme e të tjera si këto.

Ai emëroi Jonila Godolen sekretare për të përndjekurit, dhe sot menjëherë ka ardhur reagimi i saj e cila ka kërkuar që PD-ja duhet të distancohet nga Sali Berisha.

Qëndrimi i saj është publikuar dhe në gazetën e RD online, pasi ajo e shtypur ka falimentuar për shkak të ‘shitjes së madhe’ të gazetës.

Kjo ka sjellë reagimin e qindra demokratëve të cilët kanë theksuar se Basha tashmë nuk e ka luftën me Ramën por e ka me Saliun.

Duket qartazi në fakt, as nuk ka më dyshime dhe për njerëzit që ishin më dyshues se çfarë do të bëntë Lulzim Basha.

Tani gjithçka ai ka filluar ta futë nën kontroll, ka marrë gati 70% të kryesisë. Degët i kontrollon në mënyrë të përkryer. Ka nën kontroll Këshillin Kombëtar dhe gjithë organizatat partnere apo strukturat lokale. Dhe menjëherë ka nxjerrë në sulm ndaj Sali Berishës Jonila Godolen.

Qartazi duket, pa mëdyshje, në vjeshtë ne prisnim të kishim një betejë, një luftë të Lulzim Bashës me qeverinë e cila do ta tregonte një opozitë më të fortë, një opozitë me të vërtetë, një opozitë më afër qytertarëve, e cila bënte beteja në emër të qytetarëve, por mesaduket nuk do të kemi opozitë kundër Ramës, por do të kemi marrëveshje me Ramën.

Në Parlament do të kemi Reformë Kushtetuese me Edi Ramën, Reformë Zgjedhore me Edi Ramën. Do të kemi Reforma Administrative me Edi Ramën. Institucione që do ti jepen Lulzim Bashës me Edi Ramën dhe beteja mesaduket Lulzim Basha ka vendosur që ta bëjë me Sali Berishën.

Pra edhe njëherë Luli na gënjeu, nga lufta në shtator me Edi Ramën na çoi në lufta në shtator me Saliun./cna.al

/m.j

Next Post
Skandal në televizion, moderatori fton përdhunuesin të tregojë si sulmon viktimat

Skandal në televizion, moderatori fton përdhunuesin të tregojë si sulmon viktimat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In