• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita diskuton për pushtetin edhe në raste fatkeqësie, por ne do rindërtojmë banesat e dëmtuara”

by Java News
26/09/2019 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Këshillin Konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore, Veliaj tha se të gjithë banesat, të cilat janë të pabanueshme prej goditjes së tërmetit do të rindërtohen, ndërsa të tjerat me dëme më të vogla do të rimbursohen.

Veliaj nënvizoi se janë bërë gati të gjithë dosjet me inventarin e banesave të dëmtuara dhe menjëherë ka nisur edhe puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara.

“Në Bashkinë e Tiranës ne kemi çuar mbrëmë në mes të natës, afati i lënë nga kryeministri, të gjithë inventarin e banesave të dëmtuara. Jam në dijeni që edhe Bashkitë kryesore që janë prekur, nga Durrësi, Elbasani, Kavaja disa Bashki të tjera më të vogla kanë proceduar dhe kanë bërë edhe mbledhjet e Këshillit Bashkiak për të akorduar fondet e emergjencës dhe besoj që në kohë rekord do të disbursojmë aty ku dëmet janë minimale dhe siç e keni vënë re do të rindërtojmë nga fillimi aty ku dëmet kanë qenë më të qenësishme”, tha Veliaj.

Ai theksoi se kjo situatë është edhe një moment emancipimi ndërsa kritikoi edhe qëndrimin e mbajtur nga disa politikanë që në një kohë që vendi përballej me pasojat pas tërmetit, interesin e vetëm kanë pushtetin.

“Kur po shikoja lajmet dje në darkë dhe po shikoja bisedën te një hotel tjetër, që nuk merren me halle konkrete, por parti që lozin, ika unë nga tavolina, erdha unë nga tavolina. Shqipëria kalon tërmetin dhe ata diskutojnë, ku është pushteti im, ku është mandati im, ku është posti im, ku është qeveria ime, ku është ministria ime dhe ti thua, ne jemi 2 popullsi të ndryshme se s’ka mundësi. Shqipëria kalon tërmetin dhe ata diskutojnë ku është pushteti im,ku është mandati im, ku është posti im, ku është qeveria ime, ku është ministria ime. Dhe ti thua ne jemi dy popullsi të ndryshme, se s’ka mundësi një popullsi të jetë duke shkuar në terren, ose duke u mbledhur të marrim vendime si akti normativ që do kalojë kryeministri dhe Qeveria për lejet e ndërtimit që atyre që preken; si mbledhjet e Këshillit Bashkiak me urgjencë për t’i dhënë paratë njerëzve që të ndërtojnë. Dhe ke një pjesë tjetër të Shqipërisë, që çohet, ulet nga tavolina “Ku është pushteti im, ku është mandati im, ku janë ministritë e mia”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se vetëm në Tiranë janë 1200 banesa të dëmtuara. “Shumica janë të pjesshme, kryesisht banesa në zonat rurale, të vjetra, me shtesa. Për ata që me vite të tëra na janë bërë gangrenë kulla, kulla kulla, dilni në dritare këtu shihni që Plazzës s’i ka rënë asnjë pllakë, Arenës Kombëtare nuk i ka rënë asnjë panel. Të gjithë ndërtimet kryesisht pa leje, të improvizuara ose shtëpi të vjetra të kohës së komunizmit të bëra me punë vullnetare, me parafabrikate dhe shto, e shto, e shto kafaze, ballkone. Çaje ballkonin bëje dritare, çaje dritaren bëje derë, herët ose vonë do të duhet të përballemi me këtë papërgjegjshmëri”, tha Veliaj. /l.m

Next Post
Investigimi i BBC/ Brenda bordellos më të madhe të licencuar në botë ku shfrytëzohen edhe fëmijë

Investigimi i BBC/ Brenda bordellos më të madhe të licencuar në botë ku shfrytëzohen edhe fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

November 14, 2026
PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

November 14, 2026
Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

November 14, 2026
Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

November 14, 2026
Xhafaj: Operacion ‘antiskifter’, grupe nga Laçi e Lezha të përfshirë në vjedhje jashtë vendit!

Asambleja e PS/ Xhafaj kërkon një shans të dytë për Spiropalin dhe Ndrecën: Të mos përjashtohen, por…

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

November 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Nëntor 2026

November 14, 2026
“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

November 14, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

“Rama e zgjodhi Demon sepse është i aftë të kryejë çdo krim”/ Berisha: PS, më kriminale se të burgosurit e Peqinit

November 14, 2026
Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In