• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita depoziton mocionin në Parlament/ Ultimatumi për dorëheqjen, Zaev i përgjigjet kërcënimeve: Po rrezikohen “Ohri” dhe “Prespa”

by Java News
08/11/2021 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zoran Zaev me anë të një regimi në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke refuzuar kështu edhe kërcëimet e opozitës, e cila tashmë ka depozituar nismën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Zaev.

Zaev shkruan se ka thënë se për një dëshirë të kotë për pushtet, ata (Opozita),  ishin gati ta çonin vendin mrapa dhe t’i bënin njërëzit të vuanin. Ai shkruan se nuk do të lejojnë kapjen e rrënimin e shtetit dhe prishjen e marrëveshjes së Ohrit nga liderët e opozitës.

Reagimi i Zaev

Nga një dëshirë e dëshpëruese për pushtet, ata ishin gati të cconin shtetin në humnerë  dhe të bënin njerëzit të vuanin. Në këto ditë jemi dëshmitarë të rrezikimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe shoqërisë së barabartë, paqes së qytetarëve brenda dhe në marrëdhëniet e mira me fqnjët. Por ky vend ka njerëzit e tij, qytetarët, demokratët, luftëtarët, politikanët dhe partitë e tij që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të kapin dhe rrënojnë përsëri shtetin.

Kauza jonë është edhe civile edhe shtetërore. E di që pas kësaj kauze, si mburojë, qëndron me krenari shumica e qytetarëve tanë dhe shumica e ligjvënësve tanë. Demokracia, liria, solidariteti dhe komuniteti janë vlerat tona.

Opozit depoziton mocionin

Për shkak se kryeministri Zoran Zaev nuk paraqiti dorëheqjen, VMRO-DPMNE-ja, ASH-AAA, Lëvizja Besa dhe E Majta dorëzuan nismën për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë. Në arsyetimin e mocionit përmenden dështimet e Qeverisë LSDM-BDI në dy mandatet e fundit. Partia e Hristijan Mickoskit beson në 61 nënshkrimet e mbledhura.

“Derisa në këto momente do të nxirrej në votim mocioni votëbesimit ose më së voni të enjten, prej mbi 61 deputet. Dua të ju njoftoj se jemi në negociata edhe me deputet të tjerë në Kuvend. Pres që iniciativa për mosbesimin ndaj Qeverisë të mbështetet nga më shumë se 61 deputet”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksander Nikollovski.

Nikollovski nuk tregoi nëse njëra nga katër listat e nënshkruara nga 61 deputet është edhe dëshmi për mandatar, e cila do të vihej në funksion në momentin kur do të votohej mocioni votëbesimit ndaj Qeverisë. Ai tha se pas mosbesimit do të ndiqen procedurat kushtetuese hap pas hapi.

“Në momentin kur Kuvendi voton mosbesimin e Qeverisë, kryetari i Kuvendit obligohen ta njoftojë presidentin për vendimin dhe ky i fundit në përputhje me kushtetutën brenda 10 ditëve të ndajë mandatin”, u shpreh Nikollovski.

Opozita shqiptare beson se Zaev do të dorëhiqet dhe nuk do të ketë nevojë për mocion. Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari thotë se anija e kryeministrit Zaev është drejtë fundosjes dhe nuk ka kthim mbrapa.

“Unë shpresoj sot që dorëheqja e atij të procesuohet dhe të mos ketë nevojë për votëbesim të qeverisë, më pas njeriu që do të mbledh 61 nënshkrime, ti deponoje te presidenti, për 10 ditë ta mare mandatin dhe ti filloje negociatat për formimin e qeverisë së re. Një gjë është evidente se anija e Zaevit është duke u fundosur. LSDM është komplet e përçarë, nuk dihet më as kush e udhëheq LSDM-në, s’dihet edhe me cilin duhet të bisedohet. Dje e dëgjuam Ahmetin se është i gatshëm të bisedoj edhe me LSDM-në edhe me VMRO-DPMNE-në. Do të thotë nuk paska diçka shumë kundër VMRO-së edhe pse gjithë fushatës ishte kundër VMRO-së dhe kjo më gëzon”, pohoi sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari.

Sipas Rregullores së Kuvendit, mocioni votëbesimit i iniciuar ndaj Qeverisë vendoset në rend ditë në ditën e tretë nga dita e dorëzimit. Nëse Qeverisë i votohet mosbesimi, kryeministri obligohet të paraqesë dorëheqje në Kuvend brenda afatit 24 orësh./m.j

Next Post
Kina vazhdon të shpallë alarmin portokalli për stuhitë

Kina vazhdon të shpallë alarmin portokalli për stuhitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

October 2, 2026
Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

October 2, 2026
Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

October 2, 2026
Incidenti me avionin Dubai-Tel Aviv/ Piloti indian rrëfen momentet dramatike: Po humbnim lartësi, hapa derën e kabinës të shpëtoja pasagjerët

Incidenti me avionin Dubai-Tel Aviv/ Piloti indian rrëfen momentet dramatike: Po humbnim lartësi, hapa derën e kabinës të shpëtoja pasagjerët

October 2, 2026
Protestat në Tiranë, Rama ironizon demokratët amerikanë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në SHBA, mos ejani tek ne për t’u hakmarrë

Protestat në Tiranë, Rama ironizon demokratët amerikanë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në SHBA, mos ejani tek ne për t’u hakmarrë

October 2, 2026
“Shqipëria në një fazë të re të turizmit”, Ibrahimaj: Fokus te përvojat, teknologjia dhe shërbimet

“Shqipëria në një fazë të re të turizmit”, Ibrahimaj: Fokus te përvojat, teknologjia dhe shërbimet

October 2, 2026
Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

October 2, 2026
VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

October 2, 2026
Konsumatorët familjarë pritet të paguajnë më pak nga 1 shkurti, ERE shqyrton sot çmimin e energjisë

Shqipëria humbet 1 në 5 njësi energjie në rrjet, mbi trefishin e mesatares së BE-së

October 2, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

‘Territorialja’, reformë apo thjesht ri-ndarje?

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com