• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita debat te ‘Ligjet’/ Raporti i OSBE, Bylykbashi: Nuk u parandalua krimi zgjedhor! Manja: Këtu jemi deri në 22:00!

by Os De
24/10/2025 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, duke marrë shkas nga raporti i OSBE-ODIHR-it, theksoi se prokuroria dështoi në ngritjen e Task-Forcës për të parandaluar krimin zgjedhor. 

Ligjvënësi demokrat kritikoi organin e akuzës, duke theksuar se asnjë nga problematikat nuk ishte përfshirë në këto rezoluta, sikurse ishin raporti i DASH më herët dhe ai për zgjedhjet dje.
“Raporti i OSBE/ODIHR tregoi se Task-Forca e Prokurorisë nuk funksionoi, nuk u parandalua krimi zgjedhor dhe blerja e votës. Rezoluta këtu vetëm sa prekin sipërfaqen dhe nuk flasin të vërtetën. Parlamenti të vërë gishtin në plagë, situatat përkeqësohen më shumë dhe përshkallëzojnë. Kemi raporte nga OSBE/ODIHR, DASH e të tjera, që nuk janë përfshirë këtu dhe që duheshin futur, duhen diskutuar”, tha Bylykbashi. 

Ai u ndal dhe te fakti që task-forca nuk ka qenë efektive. “U ngrit një Task-Forcë që ka dështuar në mënyrë masive. Krimin zgjedhor mund ta shohim në të dyja krahët, se si funksionon aktualisht dhe se si do vazhdojë më tej. Kemi centralizim të pushtetit, institucionet nuk janë të pavarura, ka bashkëpunim me krimin e organizuar dhe gjithçka përfundon siç përfundoi në zgjedhje me krim zgjedhor. Nuk pres që mazhoranca të ketë qasje. Mazhoranca ka hallin se humbet zgjedhjet, ndaj edhe raportet flasin qartë. Rezolutat këtu nuk përputhen, nuk dalin çështje”, tha deputeti demokrat. 

Në të njëjtën linjë diskutoi edhe deputeti tjetër, Ivi Kaso.
DISKUTIMI
Ivi Kaso: Nuk mund të vazhdojë ky komision për shkak se nuk na janë bërë të ditura materialet për t’i shqyrtuar edhe pse ka tre ditë që është bërë rendi i ditës për projektrezolutat e institucioneve të rëndësishme të drejtësisë mbi raportin vjetor. Nuk është serioze, kur opozita ankohet për hapësirat në seanca plenare, ende vijon e njëjta situatë. Gjashtë rezoluta dhe ne ende nuk jemi njohur me to. Shumë gjëra nuk na pëlqejnë për Komisioni duhet të jetë serioz.
Ulsi Manja: Më vjen keq që ankoheni për hapësira dhe kritika është për mua dhe shumë mirë, do e marr parasysh që këtej dhe tutje meqë po ankoheni. Për mua kemi kohë deri në 10 të darkës nëse doni kohë, ne këtu jemi, duhet t’i shqyrtojmë të gjashta projektrezolutat.
Oerd Bylykbashi: Duhet të marrim kohë dhe t’i shqyrtojmë. Ne duhet të bëjmë një punë që vlen. E kam thënë edhe më parë, puna duhet bërë siç duhet. Marrim një kohë minimale, ditën e kemi përpara, të marrim kohën e duhur, t’i lexojmë, bëjmë debatin dhe e mbyllim. E kemi parë në parlament me ngushtimin e hapësirave në seanca plenare.
Ulsi Manja: Ne e kemi lënë për të hënën raportimin e institucioneve në Parlament për raportin dhe projektrezolutat, e ka vendosur Konferenca e Kryetarëve. Por nëse ju doni ta shtyjmë atë datë e bëjmë, të mos e kthejmë në orë leximi dhe mësimi këtu. 

Rendi i ditës për rezolutat te Komisioni i Ligjeve:
Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë së Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit, për vitin 2024.
Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për vitin 2024.
Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për vitin 2024.
Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë të Komisionerit të Mbikqyrjes së Shërbimit Civil, për vitin 2024.
Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit së Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2024.
Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik, për vitin 2024. 

 

Next Post
Shqipëria deporton Imran Hosein/ Studiuesit: Duhej ndaluar më herët për ‘flirtin’ me Rusinë

Shqipëria deporton Imran Hosein/ Studiuesit: Duhej ndaluar më herët për 'flirtin' me Rusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

February 13, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës në Seman?

February 13, 2026
Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

February 13, 2026
Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

February 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

“Jemi gati të mbrohemi”, Vuçiç i frikësuar: Aleanca Tiranë-Zagreb, kundër nesh

February 13, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Humb kontrollin e mjetit, 23-vjeçarja vdes pas aksidentit në Vorë–Fushë Prezë

February 13, 2026
Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

February 13, 2026
Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

February 13, 2026
Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

February 13, 2026
Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In