• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita bashkëpërgjegjëse për zgjedhjet, pakti heq çdo mundësi justifikimi për rezultatin

by A R
24/05/2017 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pozitat e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike janë më të pasigurta dhe më të brishta se kurrë më parë. Pakti i guximshëm politik PS-­PD, në presionin dhe kujdesin e Perëndimit, vë në pikëpyetje fatin politik të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Nëse deri para daljes nga çadra e ngujimit, Lulzim Basha kishte ngritur një alibi të madhe për të justifikuar çdo rezultat zgjedhor, me firmosjen e marrëveshjes politike, Basha ka shteruar çdo mundësi për të justifikuar një humbje të mundshme në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit.

Secila nga partitë e mëdha do të luftojë deri në fund për të maksimalizuar numrin e mandateve, por zgjedhjet e 25 Qershorit, nuk ka asnjë dyshim se, do të përcaktojnë një humbës dhe një fitues. Me zbatimin e marrëveshjes për zgjidhjen e krizës, Lulzim Basha, në rast humbjeje, do të jetë i çarmatosur përballë disa prej kundërshtarëve në partitë, të cilët mund t’i kërkojnë dorëheqjen.

Për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, opozita dhe mazhoranca, sipas marrëveshjes Rama-­Basha, do të jenë bashkëpërgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve dhe sigurisht edhe për standardet e procesit. Madje, si për ironi, opozita, e votuar për t’i bërë oponencë shumicës, do të ketë përgjegjësinë kryesore, pasi që nga dje drejton disa nga ministritë më të rëndësishme, përfshirë edhe ministrinë e Brendshme, e cila ka rol të rëndësishëm në zgjedhje. Për rrjedhojë, për herë të parë, pritet që pala humbëse të zhvishet nga çdo pretendim për ligjshmërinë e zgjedhjeve.

Paralajmërimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë pas jetësimit të marrëveshjes me Edi Ramën me votë në Parlament, ka shkruar se ndryshimet në qeveri dhe KQZ, do t’u japin mundësi qytetarëve që të zgjedhin lirisht qeverinë që duan.

Në këtë kuadër, Basha dha një mesazh të qartë se nuk do të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve. “Puna e ndershme dhe kurajoze e ministrave teknikë, drejtimi i paanshëm i KQZ-­së, kufizimi i shpenzimeve zgjedhore dhe masat e tjera që po ndërmarrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme, do u japin qytetarëve mundësinë dhe garancitë që të zgjedhin lirisht qeverinë që ata duan t’i drejtojë. Koha e maskarenjve po mbaron. Tani është koha për Republikën e Re, republikën e lirisë dhe demokracisë së vërtetë”, tha Basha në rrjetin social Faceboook.

Zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mendon se me zbatimin e marrëveshjes politike është hedhur një hap i rëndësishëm drejt zgjedhjeve të lira. “Mbrëmë u hodh një hap i rëndësishëm drejt zgjedhjeve të lira dhe Republikës së Re: Kuvendi shpalli ligjërisht krim serioz çdo lloj përpjekjeje apo veprimi që kufizon apo cenon vullnetin e lirë dhe votën e lirë të qytetarëve.

Dënime të rënda i presin tani, matrapazët e zinj të blerjes së votës, kriminelët e rrugës dhe ata në poste shtetërore që kërcënojnë apo detyrojnë me forcë qytetarët të votojnë kundër vullnetit të tyre, komisionerët, numëruesit dhe punonjësit zgjedhorë që manipulojnë votimin dhe numërimin e votave.

Policët dhe ushtarakët të cilët në vend që të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhunojnë të drejtën e shenjtë të votës, punonjësit e shtetit që paratë dhe pasuritë që u takojnë qytetarëve i vënë në shërbim të partisë. Me forcën dhe vendosmërinë që treguam 90 ditët e qëndresës sonë historike, ne do bëhemi barrierë ndaj kriminelëve zgjedhorë që ata të mos guxojnë të dhunojnë lirinë e votës, sepse do humbasin lirinë e tyre”, shkruan Basha./Shqiptarja.com/b.d

Next Post
Traineri Allardyce largohet nga Crystali

Traineri Allardyce largohet nga Crystali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In