• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

by Preç Zogaj
09/03/2025 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Me rikthmin në krye të partisë më të madhe opozitare Berishës i ra barra e ndërtimit të një projekti për rrotacionin e pushtetit në vend.

E kishte dhe e ka faktor lehtësues konsumimin për tre mandate radhazi të Edi Ramës në krye të qeverisë. Duke pas hedhur e djegur në betejë kundër tij zotin Lulzim Basha. Pa marrë vetë asnjë përgjegjesi si kryetar i kryetarit për tetë vite me radhë. Që të mund të rikthehet si sfidant i freskët për karrigen numër një të ekzekutivit. Duke shpresuar të mbledhë frytet e pakënaqësisë dhe veljes së shoqërisë me një kryeministër që rri kaq gjatë në qeveri edhe pse me afera të shumta korruptive në hetim dhe gjykim.

Mund të ishte kjo një kapriçio e historisë. Megjithëse shumë rrallë, politika ka njohur raste. Por është në lojë një kapriçio në inversin e vet: Berisha të mundësojë fitoren e Ramës për herë të katërt në qeveri.

Në zgjedhjet vendore të para dy viteve koalicioni i madh i Berishës, Metës dhe gjithë partive të vogla aleate pësoi humbjen me të thellë në histori duke fituar vetëm gjashtë bashki, të gjitha të vogla, me përjashtim të Kavajës. Edhe pse PD zyrtare që drejtohej nga Enkelejd Alibeaj në ato zgjedhje mbështeti në nëntëdhjetë përqind të bashkive kandidatët e Berishës. Ky u justifikua se nuk kishte siglën, një mungesë e konsiderueshme, por jo sa të përligjte një humbje aq të madhe.

Rezultati i atyre zgjedhjeve, një test paraprak për zgjedhjet politike të këtij viti, duhej të kishte rënë si një kambanë alarmi për opozitën. Parasëgjithash për zotin Berisha, që mori edhe siglën e PD-së në qershor të vitit të kaluar.

Nga ky moment, i qetësuar dhe i shpërblyer në përpjekjen e tij, ai kishte gjithë kohën e nevojshme në dispozicion për të ndërtuar një projekt të rrotacionit të pushtetit. Kjo kërkonte vendime të forta, në funksion të bashkimit të madh të PD-së dhe rinovimit të lidershipit të saj për t’ju qasur shoqërisë shqiptare pa gjylet e problemeve të tij dhe aleatëve të tij nëpër këmbë. Qoftë me drejtësinë, qoftë me faktorin ndërkombëtar.

Asgjë e tillë nuk ndodhi. Përkundrazi.

PD u pajtua me ndryshimet ligjore në ligjin zgjedhor duke i mbyllur listat e kandidatëve për deputetë në një të tretën e tyre. Madje duke i “mbrojtur” të emëruarit pa garë të listës së mbyllur edhe nga vota nominale, siç ka qenë në zgjedhjet e vitit 2021. Që të mos merret vesh sa mbështetje kanë!

Në rrafshin retorik, PD e kishte përgatitur elektoratin opozitar se do të bënte diferencën me lista të hapura. Kur erdhi çasti i provës, e bëri me keq se sa ishte. Ky ishte autogoli i parë antielektoral që dha mesazhin se kasta partiake kishte vetën një hall: si të sigurohet për vetë në shmangie të votës popullore, siç bën prej njëzet vjetësh.

E gjithë kjo e padiste si të dobët dhe pa besim ambicien e zotit Berisha sikur i interesonte vetëm një gjë: të ruante një opozitë të koracuar rreth tij, duke ua lënë rrethanave, rastësive a ndonjë dhurate të fatit rrotacionin eventual të pushtetit.

Në të vertëtë PD nuk ka fituar tamam as një palë zgjedhje me ligjin elektoral të listave të mbyllura. Ajo nuk e ka vënë ujët në zjarr të analizojë: a mos vallë PS, së cilës i peshon më rëndë bishti se sqepari, e ka veç në favor këtë ligj? Kurse PD, që normalisht duhet ta ketë forcën te individi, e ka në disfavor?

Primaret, në vend që t’i zvogëlonin efektet e ligjit elektoral deledash, e thelluan më tej ndarjen mes “patricëve” të partisë që emërohen deputetë në pjesën e listës së mbyllur dhe “plebejve” të listës së hapur që duhet të mbajnë në kurriz të parët drejt bregut tjetër të lumit. Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e zgjedhjeve të drejta e të barabarta. Në një parti demokratike nuk mund të ketë ca të nënës ca të njerkës.

E gjithë kjo s’ka bërë gjë tjetër veçse i ka kthyer zotit Berisha shijen e dorovitjes a mosdorovitjes së atyre që presin me ankth çfarë do të vendosë ai për ta.

Por nuk mbaron me kaq. PD shtrëngohet t’u bëjë vend në listat e mbyllura kandidatëve të partive aleate të cilët në karrierën e tyre nuk i janë nënshtruar, sëpaku prej njëzet vjetësh, asnjë testi të votës popullore individuale. Përfshirja e tyre do të shtyjë kandidatë demokratë që kanë fituar më shumë vota në primare. Në Tiranë mund të mbesim në listen e mbyllur vetëm dy a tre syresh.

Një projekt i fitores së PD-së do të kishte kërkuar hapje ndaj shoqërisë si në përvojat më të mira të saj në të kaluarën; hapje ndaj rivalëve politikë në opozitë, brenda llojit apo jashtë llojit. Subjekte politike apo individë qofshin. Nuk mund të them cila do të kishte qenë përgjigja e tyre, por ai që udhëheq përpjekjen për rrotacion ka barrën të provojë kodo ku sheh mundësi, leverdi. Pa pritur t’i luten.

Aq më shumë në rastin e PD-së, ku fraktura e krijuar për shkak të vijës ndarëse që vuri sanksionimi ‘non grata’ i zotit Berisha nga SHBA dhe Britania e Madhe, është përtej deputetëve dhe partiakëve që lëvizin për interesa pragmatike; është te një fashë anëtarësh dhe simpatizantësh që dinë të dallojnë çfarë është një vijë ndarëse parimore dhe një tjetër jo parimore. Këta nuk kanë asnjë instrument të hyjnë në brendi të mekanizmit amerikan apo britanik që prodhon sanksionimet. E marrin të mirëqënë sa të jetë në fuqi dhe refuzojnë bashkimin si asimilim me një të kapërcyer të ylberit.

Koalicioni i zotit Berisha nuk befason në asgjë me politofoton e një bashkësie kryetarësh të përjetshëm, si në asnjë vend të planetit. Dhe në fakt nuk se pritej diçka ndryshe. Berisha mban vetë rekordin. Të vegjlit vetëm e imitojnë.

Ndërkaq, mesazhi më i qartë i projektit të tij është antielektoral: të sfidojë drejtësinë. Opsion tipik pakice. Ngado që ta marrësh, veprimet dhe qëndrimet e Berishës tregojnë se ka si merak të parë të mbajë radhët. Pastaj ç’të jetë shkruar. Turrë a jazë.

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për sot, e Diel 9 Mars 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com