• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OPONENCA/ Vetting-u në Policinë e Shtetit përplas Ahmetajn me Xhafajn

by Java News
01/02/2018 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektligji i vetingut në policinë e shtetit po has kundërshtimin e ministrive të tjera të qeverisë, për tu miratuar. Ne nje pergjigje zyrtare qe ministri i Financave Arben Ahmetaj i ka dhene ministrit te Brendshëm Fatmir Xhafaj, renditen nje sere problematikash ne realizimin e vettingut ne polici. E nje nder to eshte edhe shkelja e te drejtave kushtetuese per te marre nga policet te dhena te mbrojtur me kushtetute, sic jane ato financiare.

“Gjykojmë se një kujdes i shtuar në raport me të drejtat kushtetuese dhe ligjore gjatë procesit të propozuar nëpërmjet këtij projektakti është i nevojshëm, përsa kohë që konstatojmë se, modeli i këtij projektligji referon tek procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë, por me ndryshimin thelbësor që, ndërsa vetingu në gjyqësor është i fiksuar dhe i mbështetur në Kushtetutë, vetingu i strukturave të sipërcituara, nuk ka një referencë të tillë. Nga pikëpamja kushtetuese rezulton e paargumentuar se në cfarë norme dhe kriteresh organet e propozura nëpërmjet këtij projektligji do të kërkojnë, administrojnë dhe do të marrin vendime për të dhëna që lidhen me të drejtat kushtetuese të individëve (psh ai i të dhënave financiare) të mbrojtura nga kushtetuta dhe aktet e tjera ndërkombëtare” thuhet në kthimin e përjgiigjes së Ministrisë së Financave.

Ndërkohë ministria sheh me shqetësim edhe krijimin e strukturave të reja për zbatimin e këtij projektligji dhe kostot financare që duhen për të.

“Evidentohet ngritja e një numri të konsiderueshëm organesh vlerësuese mungesa e efikasitetit të mekanizmave ekzistues të kontrollit, si një nga argumentet e ndërmarrjes dhe propozimit të kësaj nisme, por mungon një analizë që do të vlerësojë nëse përforcimi/përmirësimi I këtyre mekanizmave ekzistues, mund të realizohet kryesisht nëpërmjet amendimit të ligjit “Për shërbimin për cështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme”

“Evidentohet ngritja e disa organeve vlerësuese për të cilat kërkohet minimalisht një staf i konsiderueshëm prej 400 punonjësish, por nuk del qartë nëse ky personel është organic apo i përkohshëm. Nisur nga përcaktimi i bërë mbi pagën e kryetarit të Komisionit merr një shtesë mbi pagë në masën 120 përqind të pages së tij, gjykojmë se personeli I organeve vlerësuese nuk është organic. Për rrjedhojë, ky personel do të marrë dy paga njëkohësisht, një pagë bruto për funksionin organic që ai kryen dhe një pagë tjetër për pjesmarrje në këto komisione pagë e cila tejkalon pagën bruto të funksionit” thuhet  në kthimin e përgjigjes.

Ministria e Financave thotë se nuk është dakord pasi sipas saj paga bruto përbëhet nga disa element që ndryshojnë, pavarësisht funksionit apo gradës së njëjtë policore. “Paga bruto mujore është individuale dhe nuk duhet të përdoret në asnjë rast si referencë për përllogarjen e pagës së një individi apo funksioni tjetër” thuhet në kthimin e përgjigjes.

Sipas financave, këto shtesa page sjellin rritjen e ndjeshme të pagës së një komisioneri, pagë e cila “do të rezultojë pothuaj sa paga e komisionerëve të institucioneve të vetingut në sistemin e drejtësisë”. “Më konkretisht, paga e gradës policore “Drejtues I parë” është 103.000 lekë në muaj dhe paga bruto e tij shkon deri në 143.000 lekë/muaj, shtesa e pagës si kryetar komisioni është 120 përqind është 171.600 lekë/muaj dhe në total paga e tij shkon 314.000 lekë/muaj” bëjnë llogari ekspertët e financave.

“Evidentohet se kostot financiare prej 365 milionë lekësh përfshijnë vetëm shpenzimet për pagesën e komisionerëve të propozuara. Në mungesë të një informacioni të detajuar për mënyrë e përllogaritjes së këtyre kostove rezulton që kosto mujore për anëtar komisioni është shumë e ndryshme e për rrjedhojë nuk të lejon të besh një vlerësim të saktë të kostove totale. Më konkretisht në Komisionin e Jashtëm kosto muore e pagës së një anëtari është 190 mijë lekë, në KQZ është 59 mijë lekë dhe në komisionin vendor shkon 72 mijë lekë” thuhet nga ministria e Financave.

Evidentohet gjithashtu fakti se nuk janë marrë parasysh shpenzime të tjera të infrastrukturës dhe logjistikës. Ndërkohë që ka edhe kosto të shtuara financare edhe për punonjësit e drejtorisë së Parandalimit të pastrimit të parave apo Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të klasifikuar.

Ka edhe një ankesë sipas Financave. “Ndryshe nga ligji për vetingun në sistemin gjyqësor, koha për realizimin e të cilit është 9 vjet, vetingu I propozuar nëpërmjet këtij projektligji, mbetet evaziv lidhur me shtrirjen kohore dhe për rrjedhojë edhe për kostot financiare”.
Ahmetaj argumenton se kostot financiare për këtë projektliigj nuk janë evidentuar në PBA 2018-2020. “Për këtë duam për të gjitha një informaicon të detajuar” mbyll argumentin ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Ligji është propozuar nga Ministri i Brendshëm dhe do të prekë strukturat e Policise se Shtetit, te Gardes se Republikes dhe SHKÇB-së./Newsbomb

Next Post
FOTOT/ Që nga ulurimat e Bashës e deri te ‘peshku’ i Salianjit, ja ‘performanca’ e opozitës në Kuvend

Fitoret aforfe të qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria e Europës në fokus, Rama në panelin kryesor ndërkombëtar në Estoni

Siguria e Europës në fokus, Rama në panelin kryesor ndërkombëtar në Estoni

May 15, 2026
Kuba në kolaps energjetik, Trump fut në lojë CIA-n dhe ofertën milionëshe

Kuba në kolaps energjetik, Trump fut në lojë CIA-n dhe ofertën milionëshe

May 15, 2026
Fillimet në SHBA, Harry Bajraktari: Pronën e parë e bleva në ’97-ën, ishin 60 banesa në Bronx

Fillimet në SHBA, Harry Bajraktari: Pronën e parë e bleva në ’97-ën, ishin 60 banesa në Bronx

May 15, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

“Egoja në politikë të fundos”, Mesazhi i Thaçit nga Haga për politikanët

May 15, 2026
Petro Koçi paralajmëron zhvillime të forta në SPAK: Qetësia mund të fshehë hetime “bombë”

Petro Koçi paralajmëron zhvillime të forta në SPAK: Qetësia mund të fshehë hetime “bombë”

May 15, 2026
Cilësia e punës, punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës (7 arsyet)

Cilësia e punës, punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës (7 arsyet)

May 15, 2026
Përlotet Pacolli: Kisha rrobat e grisura në shkollë. Shkova në shtëpi dhe nëna më fshiu lotët

Përlotet Pacolli: Kisha rrobat e grisura në shkollë. Shkova në shtëpi dhe nëna më fshiu lotët

May 15, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

May 15, 2026
Trump nuk largohet pa marrëveshje? Nis raundi final i bisedimeve me liderin kinez

Trump nuk largohet pa marrëveshje? Nis raundi final i bisedimeve me liderin kinez

May 15, 2026
Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Shqipëria kalon në finalen e Eurovision, Alis arrin suksesin e parë me “Nân”

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In