• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Opiumi dhe amfetamina, armët sekrete të Hitlerit gjatë luftës

by
10/09/2015 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtaret ne front moren metanfetamina Pervitin, droge qe   te lejonte te luftoje per dite dhe nete me radhe
Ushtaret ne front moren metanfetamina Pervitin, droge qe te lejonte te luftoje per dite dhe nete me radhe

“Mos harroni të më dërgoni më shumë Pervitin, herën tjetër. Bën mrekullira”. Letër nga fronti nga një prej shkrimtarëve më të mëdhenj gjermanë të viteve 1900: Heinrich Boll. Asgjë skandaloze: metanfetamina është në modë, në Gjermaninë naziste, veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një drogë e maskuar si ilaç që të mban zgjuar dhe të ngazëllyer për orë të tëra. E ka zbuluar një mjek, Fritz Hauschild, i habitur nga efektet që jepte tek atletët amerikanë që erdhën në Berlin në vitin 1936, për Lojërat Olimpike të Rajhut. Pervitin-i u përhap shpejt në fushën e të pamposhturve. E marrin sportistët, këngëtarët, studentët para provimeve.

Stimulanti Pervitin
Stimulanti Pervitin

“Euforia e madhe”

Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, droga u përhap me shpejtësi në mesin e ushtarëve. Autori i librit thotë se ajo luajti një rol thelbësor në luftën kundër Francës në vitin 1940, edhe në sjelljen e Adolf Hitlerit. “Mjekët dhe droga e shpjegojnë më së miri strukturën e brendshme të nazizmit” thotë Norma Ohler, autori i librit “Euforia Totale”.

Për kreun e mjekëve të Rajhut, Otto Ranke, ajo ishte një drogë ushtarakisht e vlefshme. Kur Gjermania pushtoi Francën, Ranke nuk e kishte të vështirë të bindte gjeneralët, mes të cilëve Evin Rommel, që t’i shpërndante Pervitin ushtarëve. Rommel, gjenerali i njohur si “dhelpra e shkretëtirës”, e njihte drogën sepse e përdorte vetë.Sulmi i Wehrmacht ishte me të vërtetë vrastar: tanqet ecnin me shpejtësi të madhe pa u ndalur, ditë e natë. Në mes të majit të vitit 1940, ato arritën të rrafshonin bazën ushtarake franceze në Avesnes. Ushtarët francezë u habitën nga fuqia e armiqve të tyre. “Janë të pandalshëm” thoshin ata.

Gjate fundit te luftes, Gjermani perdori ushtare gjithnje   e me te rinj dhe duke ua shtuar atyre gjithnje e me shume dozen e droges   dhe alkoolit per t'u dhene kurajo
Gjate fundit te luftes, Gjermani perdori ushtare gjithnje e me te rinj dhe duke ua shtuar atyre gjithnje e me shume dozen e droges dhe alkoolit per t’u dhene kurajo

Por pas vitit 1942, shkruan Ohler, edhe Rajhu filloi të kishte sjellje që edhe historianët nuk mund t’i jepnin shpjegim. Ohler ishte i bindur dhe pjesërisht këto sjellje ia atribuonte drogës. Në gazetën “Suddeutsche Zeitung” thoshte se “natyrisht që kjo nuk zgjidhte fajet e Hitlerit”. Rezultatet e kërkimeve janë impresionuese.

Metanmfetamina, steroidet dhe të tjera substance injektoi Hitleri 800 herë në 1349 ditë. Mori 1100 pilula. Aq sa Hermann Goring e personifikon mjekun personal të Hitlerit, Theo Morelli-n, si “mjeshtri i Rajhut”.

Të besuarit e Rajhut nuk e donin mjekun e tij, kishin frikë nga pushteti i tij. Dhe mesa duket me arsye. Në vitin 1945 Hitlerit i bien dhëmbët, pak para kapitullimit të tij më 17 prill, kërcënoi mjekun me vdekje, hante sheqer për të kaluar krizat. Por një episode i varësisë ndaj drogës vulosi edhe fati e Italisë.

Verën e vitit 1943, kur Benito Musolimni hoqi dorë nga aleati gjerman, Hitleri iu bashkua atij në Itali. Arriti me dhimbje stomaku. Morell i injektoi një opiod të fuqishëm, “Eukodal”. Hitleri e mori veten menjëherë, u bë euforik dhe shumë llafazan. Bindi Duçen mos të hiqte dorë nga aleanca. Në darkë, Rajhu it ha Morell-it se nëse Musolini do t’i qëndronte besnik, ishte merita e tij. Pjesa tjetër është histori. La Stampa/Javanews

Next Post

Ja si dukeni kur pini shumë alkool! (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com