• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opinioni i Kryemadhit: Shqipëria pjesë e disa lojërave dhe grupeve lobiste në Washington dhe Bruksel

by Java News
09/06/2020 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi tha sot në “Real Story” në News 24 se Shqipëria është e lojërave dhe grupeve lobiste qoftë në Washington, qoftë në Bruksel.

“Në momentin që gjërat fillojnë dhe bëhen më prezent dhe bëhen më flagrante qoftë edhe për mediat e huaja, qoftë edhe për opinionin publik, qoftë edhe për grupe të caktuara, fillojnë edhe të gjithë të tjerët në një moment të caktuar sado e anashkalojnë ligjin dhe bëhen si indiferentë në interpretimin e saj, pastaj kur bëhet e trashë shumë thonë ‘okay me vonesë’. Po të ishim vend më i madh ne si Serbia do të lëviznin më shpejt ndërkombëtarët. Por ne një vend i vogël, gjithmonë jemi në xhep aty edhe lëvizin pak më vonë ndërkombëtarët, e kuptojnë pak më vonë situatën”,- tha ajo.

  • Ju keni thënë se fajtorët kryesorë në këtë vend ka qenë komuniteti ndërkombëtar por tashmë keni ndryshuar. E keni revizionuar mendimin tuaj?

Kryemadhi: Jo nuk e kam revizionuar, ata kanë qenë një lloj, po themi mekanizmi, një mur kinez i ngritur përballë opozitës së bashkuar. Ndërkombëtarët kanë qenë ata që i thonin vazhdo Edi Ramës. Më fal, të të bëj një pyetje. Kush nga institucionet e drejtësisë të ka dhënë ty një përgjigje për dekretet e Presidentit, asnjë. Çfarë janë këta, gjykatë? Disa nëpunës diplomatikë të disa ministrive të jashtme të cilët nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie…

  • Pra ju po thoni që ky mur kinez ka rënë?

Kryemadhi: Jo, ky mur, në një farë mënyre për të ruajtur themelet e veta të vazhdimësisë sepse duke parë që çdo lëvizje po agravohet. Sepse mos të harrojmë që ndërkombëtarët budallenj nuk janë, kanë edhe ata interesat e tyre dhe humbja e terrenit në Shqipëri është jashtëzakonisht e madhe. Situata në të cilën po kalon rajoni është problematike dhe ne e dimë shumë mirë se cila do të jetë e ardhmja e Ballkanit. Kur ndërkohë, shqiptarët janë i vetmi popull pro-amerikanë, pro-europianë në Ballkan. Ndërkohë që të tjerët janë me dilema shumë të forta, mund të themi edhe me dilema komplet të ndryshme. Nëse ky popull do të fillojë dhe do të deziluzionojë, do të zhgënjehet ndaj çdo vendi që prej 30 vitesh ka marrë pilulat e demokracisë, të fjalës së lirë, të sistemit të drejtësisë e me radhë, në një moment të caktuar kur nuk bëhet flagrante, një recepsionist merr 30 milionë euro po themi për një rrugë apo 12 milionë euro të tjera dhe akoma nuk është kapur recepsionisti. Të gjitha këto pastaj krijojnë një efekt që njerëzit thonë ‘Boll sepse ne me të vërtetë jemi të varfër, me të vërtetë jemi të vegjël, me të vërtetë jemi të pafuqishëm por ti nuk mund të më shkelësh me këmbë.”. Kështu që automatikisht vjen një moment që ky lloj reagimi sjell. Dhe, nga ana tjetër faktikisht situata ndërkombëtare qoftë në BE, qoftë në Amerikë, ka bërë që Shqipëria të jetë edhe pjesë e disa lojërave dhe të grupeve lobiste qoftë në Washington, qoftë në Bruksel të cilat kanë qenë pro politikave Serbe për të krijuar ekspancionin e politikave Serbe dhe të tregut Serb në rajon dhe në Ballkan.

Next Post
Kërcënohet me jetë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pranga autorit

Hashim Thaçi ripërsërit: Do tërhiqem nga politika pas mbylljes së mandatit si President i Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

September 29, 2026
Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

September 29, 2026
I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

September 29, 2026
Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com