Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka ndërmarrë mbrëmjen e së shtunës një operacion të koduar “Tallava”. Operacioni, që ka pasur si qëllim kontrollin e lokaleve të natës, ka vënë në pranga dy persona, ndërsa janë shoqëruar në komisariat edhe 24 vajza të tjera.
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Aldi Mata, 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, gjithashtu edhe Arlond Gashi. Mata dyshohet se shpërndarës i lëndëve narkotike në lokalet e natës, ndërsa Gashi akuzohet për prodhim dhe shitje nartotikësh.
Pas operacionit në lokalet e natës, janë sekuestruar edhe 20 doza kokainë. Ndërsa, 24 vajzat e shoqëruara në komisariat punonin si balerina ose këngëtare në lokalet e natës.









