• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Operacioni në administratën publike, sistem i ri pagash dhe ndërhyrje në struktura

by A R
05/07/2017 07:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas daljes së Lëvizjes Socialiste për Integrim në opozitë, mandati i qeverisë ‘Rama 2’ duket se do të shënjohet nga reforma në administratën publike. Në kuadër të motos ‘të çojmë tepsinë për skrap’, kryeministri Edi Rama ka ngritur një grup pune për monitorimin e organizimit dhe funksionimit të administratës, për ta kthyet këtë fundit në shërbim të shqiptarëve. Në bazë të konstatimeve, grupi do të përgatisë një dokument me rekomandime, të cilat do të jenë vendimtare për fatin e administratës publike.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve, të cilët e ndjejnë veten të aftë, që të aplikojnë për t’u punësuar në administratën publike, duke dhënë një tjetër mesazh të qartë, për lëvizje të mundshme në administratë.

Krahas këtyre lëvizjeve, qeveria shqiptare ka një plan të miratuar, mbi të cilin do të bazohet reforma në administratë. Shqiptarja.com publikon pikat kryesore të operacionit në administratën publike, për javët, muajit dhe vitet në vijim, deri në 2020.

Pikat e ndërhyrjes parashikohen në vendimin nr. 319, datë 15.4.2015. Për periudhën që përkon me formimin e qeverisë së re në shtator dhe në vijim, parashikohet një përmbysje e strukturave aktuale të institucioneve të administratës publike në nivel qendror dhe lokal, ç’ka pritet të reflektohet, sipas rasteve, me largimet dhe rekrutime të reja në administratë.

Konkretisht, plani parashikon ndërhyrje në strukturat dhe funksionet e institucioneve të varësisë, degët e ministrive dhe në të gjitha entet publike. Në këtë kuadër pritet të analizohen funksionet që kryen aktualisht secili institucion, pozicionimin e tyre në ministrinë përkatëse të linjës, eliminimin e mbivendosjeve dhe organizimi i brendshëm i burimeve njerëzore. Gjithashtu, do të bëhet analiza e punës për çdo punonjës.

Raporti i analizës do të jetë përcaktues nëse punonjësi do të qëndrojë apo do të lirohet nga detyra. Po ashtu do të ketë edhe një vlerësim i kapaciteteve të burimeve njerëzore për aftësitë për zbatimin uniform të procedurave. Të gjitha parashikimet konsistojnë në një pikë: Në goditjen e militantëve dhe të pafatëve në administratë.

Sistem i ri pagash  
Reforma e re në administratë parashikon një sistem të ri pagash në shërbimin civil, duke u bazuar në vlerësimin e vendit të punës, të arritjeve vjetore të nëpunësve civilë dhe rezultateve në trajnimet e detyrueshme. Ky objektiv lidhet ngushtësisht me mundësitë financiare për përballimin e skemës së re të pagave dhe zbatimit të avancimit në hapat e pagës si rezultat i performancës së mirë në punë. Reforma parashikon edhe rishikimin e raporteve mes pagës maksimale dhe pagës minimale/mesatare në administratën publike, me qëllim ruajtjen e një piramide objektive të pagave dhe motivimin e pozicioneve drejtuese.

Roli i qytetarëve 
Qytetarët shqiptar do të kenë një rol të rëndësishëm në administratën e re. Plani parashikon krijimin e një mekanizmi për dhënien e mendimit nga qytetarët që do të monitorojë cilësinë e shërbimit duke kontaktuar drejtpërdrejtë me SMS. Monitorimi i cilësisë, kostove dhe efektivitetit të ofrimit të shërbimit do të bëhet në mënyrë periodike. Opinionet e qytetarëve do të jenë indikatori matës për cilësinë e ofrimit të shërbimit.

Plani i qeverisë për administratën publike 
Kryerja e një studimi për rishikimin e kuadrit ligjor si dhe funksioneve dhe organizimit të brendshëm të institucioneve të administratës në nivel qendror dhe vendor.

Ndërhyrja në strukturat dhe funksionet e institucioneve të varësisë dhe degët e ministrive do të kryhet pas analizimit të gjendjes dhe të faktorëve që influencojnë në aktivitetin e tyre në të ardhmen.

Anali funksioneve që kryen aktualisht secili institucion, pozicionimin e tyre në ministrinë përkatëse të linjës, eliminimin e mbivendosjeve dhe organizimi i brendshëm i burimeve, krahasuar me standardet në fuqi.

Hartimi i një manuali të procedurave dhe ndërtimi i një sistemi për menaxhimin e dokumentacionit në përputhje me proceset e miratuara.

Rivendosja në territor të institucioneve të varësisë dhe degëve të ministrive, në përputhje me ndarjen e re administrativo-territoriale të vendit.

Kryerja e ndërhyrjeve ligjore në aktet konstitutive të institucioneve të varësisë dhe degët e ministrive, rishikimi i strukturave dhe organikës dhe përshkrimeve të punës dhe caktimi i selive sipas njësive të reja territoriale.

Organizimi i punës së sportelistëve dhe funksionimi i sporteleve do të ndërtohen në bazë të një modeli të unifikuar në përputhje me standardet e shërbimit ndaj klientit dhe të monitorimit të performancës.

Do të adoptohet dhe zbatohet një metodologji për të testuar paraprakisht integritetin e kandidatëve për vende pune dhe në vijimësi integritetin e punonjësve.

Sistem i ri pagash në shërbimin civil duke u bazuar në vlerësimin e vendit të punës, të arritjeve vjetore të nëpunësve civilë dhe rezultateve në trajnimet e detyrueshme.

Rishikimi i raporteve mes pagës maksimale dhe pagës minimale/mesatare në administratën publike, me qëllim ruajtjen e një piramide objektive të pagave dhe motivimin e pozicioneve drejtuese, si edhe diversifikimi i klasifikimit sipas përmbajtjes së punës.

Do të sigurohet klasifikimi i ndryshëm për pozicionet me emërtesë të njëjtë, mbështetur në përmbajtjen e punës.

Thjeshtëzim të procedurave dhe shkurtim të kohës për të marrë një shërbim, standardizim të formularëve të aplikimit për shërbimet, zgjerimin e kanaleve të komunikimit për qytetarët për të pasur qasje në informacionin mbi shërbimet dhe një sistem monitorimi për të certifikuar cilësinë e shërbimi.

Rishikimi në përgjithësi i legjislacionit që rregullon ofrimin e shërbimeve ndaj publikut, me qëllim reflektimin e ri-inxhinierimit të proceseve të punës në kuadrin rregullativ.

Ri-inxhinierimi i proceseve të punës për ofrimin e shërbimeve do të reflektohet në legjislacionin e fushës. Një reformë tërësore rregullative do të zbatohet, e udhëhequr nga grupi i punës i kryesuar nga ministri për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Krijimi i një mekanizmi për dhënien e mendimit nga qytetarët që do të monitorojë cilësinë e shërbimit duke kontaktuar drejtpërdrejtë me SMS, vetëm për përfituesit e shërbimit. /b.d

Next Post
Sherri për një vajzë në Itali, vritet me thikë adoleshenti shqiptar (FOTO)

Sherri për një vajzë në Itali, vritet me thikë adoleshenti shqiptar (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

September 23, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

September 23, 2026
Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

September 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Shtator 2026

September 23, 2026
Makina bie në humnerë, dy të plagosur në aksin Shkodër-Koman

Aksident i rëndë në Bulqizë, fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në humnerë! Dyshohet për një viktimë, Policia në vendngjarje

September 23, 2026
Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com