Policia shqiptare në bashkëpunim me atë spanjolle ka zhvilluar një operacion pranë një qendre tregtare në Elbasan, ku ndodhej një call center.
Operacioni është kryesuar nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me kolegët spanjollë.
Është ende e paqartë nëse objektivi ka qenë aktiviteti i mundshëm i paligjshëm i call center apo nëse ne ambientet e tij ka ndonjë person në kërkim.
Policia është detyruar të thyeje derën e xhamit të ambientit, pasi personat që ndodheshin brenda saj nuk iu përgjigjën kërkesës së policisë për ta hapur.
/a.r