• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Operacioni kundër mafias kalabreze, 116 anëtarë të Ndranghetas të arrestuar

by A R
04/07/2017 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 1 000 karabinierë morën pjesë në një operacion të gjerë kundër Ndranghetas, mafia më e fuqishme kalabreze, duke arrestuar 116 anëtarë mes të cilëve krerë të rëndësishëm të organizatës, njoftuan sot autoritetet.

Karabinierët u mbështetën nga helikopterët, njësitë policore dhe specialistët në kërkimin e bunkerëve që mendohet se shërbejnë për fshehjen e krerëve të mafias.

Akuzat kryesore që rëndojnë ndaj tyre janë konspiracione kriminale të tipit mafioz, grabitje, mashtrime dhe armëmbajtje pa leje.

Rreth 24 familje mafioze të Kalabrisë, në jug të Italisë, ishin objektiv i këtij operacioni që mundësoi gjetjen e strukturave të tjera të Ndranghetas, si disa lloj “gjykatash” të supozuara për zgjidhjen e konflikteve të brendshme mes klaneve të ndryshme.

“Ne kemi goditur krerët e familjeve më të rëndësishme, të gjithë drejtuesit”, deklaroi për shtypin, Federico Cafiero de Raho, prokuror i Reggio de Calabre, kryeqyteti i rajonit.

“Ne kemi goditur zemrën e Ndranghetas në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo zemër e Ndraghetas drejton një kompani të vërtetë”, theksoi gjenerali i karabinierëve, Giuseppe Governale.

Ndrangheta, që derivon nga greqishtja e vjetër dhe ka kuptimin “kurajo”, mendohet se e ka tejkaluar mafian siçiliane dhe napolitane në sajë të trafikut të kokainës në Amerikën Latine.

Bazuar në një strukturë shumë familjare, ajo është e vendosur kryesisht në Kalabri, por arrestimet e fundit kanë treguar se ajo ka qenë gjithashtu shumë influente në veri të gadishullit madje dhe në vende të tjera evropiane.

Ndrangheta dyshohet se numëron disa qindra klane dhe është aktive në 30 vende.

Në një prej regjistrimeve të bisedave telefonike realizuar nga karabinierët, dëgjohet një “boss” që deklaron: “Shteti këtu jam unë”.

“Këto përgjime tregojnë një presion të vazhdueshëm në kuadër të shantazhit kundë disa bashkive dhe vendosjen e një lloj takse prej 10 për qind në trgjet publike”, theksojnë hetuesit.

“Këto arrestime tregojnë edhe një herë angazhimin e jashtëzakonshëm që forcat e sigurisë dhe magjistraturës ndërmarrin çdo ditë për të luftuar kundër çdo forme kriminaliteti”, theksoi ministri i Brendshëm, Marco Minniti./ b.d

Next Post
Dinamo e Moskës shpartallon Kukësin, i shënon 6 gola

Dinamo e Moskës shpartallon Kukësin, i shënon 6 gola

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

February 26, 2026
Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

February 26, 2026
Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

February 26, 2026
Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

February 26, 2026
Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

February 26, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale

February 26, 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In