Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion ka lënë në fuqi sot, 9 mars, masën e “arrestit me burg” për Flodian Plakun dhe ish-Shefin e Krimeve, në sajë të operacionit të zhvilluar së fundmi në Vlorë dhe zbardhjes së dy vrasjeve të para 5 viteve.
E njëjta masë shtrënguese është caktuar për tre persona të tjerë, dy në shtetin italian dhe një në Zvicër.
Ndërkohë, vijojnë kërkimet për dy personazhe të njohur të botës së krimit, Inez Hajrulla dhe miku i tij, Ervis Matodoshaj.











