• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Operacioni famëkeq ‘Fshesa’, Greqia kthen 1761 emigrantë shqiptarë

by Java News
08/11/2015 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet greke kanë rifilluar operacionin famëkeq “Fshesa” duke kthyer nën shoqërim policor plot 1761 shtetas shqiptarë që i konsideron si persona me qëndrim të paligjshëm dhe të padëshiruar për Greqinë. Lajmi konfirmohet në një komunikatë zyrtare nga Policia e Greqisë, raporton bashkëpunëtori i NOA.al nga Athina.

Bëhet e ditur se vetëm për muajin tetor 2015, në një operacion të posaçëm të organeve për luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe policisë greke, janë riatdhesuar 2056 shtetas të huaj. “Nga këta, 1761 shtetas janë shqiptarë, kurse 295 nga vende të tjera, konkretisht 90 nga Pakistani, 36 nga Gjeorgjia, 28 nga Bullgaria, 15 nga Iraku, 13 nga Turqia, 12 nga India dhe 10 nga Afganistani”, – thuhet në komunikatën zyrtare.

Autoritetet thonë se ky operacion po vazhdon edhe gjatë muajit nëntor 2015 dhe po kryhet në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare. “Kthimi i të huajve të kombësive të ndryshme në vendlindjet e tyre është pjesë e planifikimit operativ për trajtimin e migracionit të parregullt, – thonë zyrtarët grekë. Mësohet se po ushtrohen kontrolle kryesisht në mjedise publike dhe qendra pune, ku identifikohen dhe shoqërohen personat e huaj që rezultojnë se janë të paligjshëm.

Gjithashtu evidentohen dhe shoqërohen me qëllim riatdhesim të shoqëruar me polici, edhe persona të huaj të cilët janë shpallur më herët ose së fundi të padëshiruar në Greqi, emigrantë që punojnë në të zezë, emigrantë që nuk kanë dokumentacion të plotë pune dhe jetese, si sigurime shoqërore dhe librezë shëndetësore, etj.

Next Post

Neymar i jep fitoren Barcelonës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com