• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacioni ‘’Asgjë nuk harrohet’’ / Policia: Të arrestuarit për vrasjen e Lamajt dhe Saliut, dy të tjerë në kërkim

by A R
08/12/2020 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar ‘’Asgjë nuk harrohet’’ në zbatim të masave dhe urdhër-ndalimit nga SPAK për të dyshuarit për vrasjet e 15 viteve më parë ndaj Klodian Saliut e Vajdin lamajt.

Sipas Policisë, janë ekzekutaur 4 masa sigurie arrest me burg dhe një urdhër ndalim i lëshuar nga SPAK, ndërkohë vijojnë në kërkim ndërkombëtar Lulzim Berisha e Plarent Dervishaj.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Asgjë nuk harrohet”.

Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forcat Speciale Renea, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës e Vlorë, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Kukës dhe Interpol Tirana, nën drejtimin e SPAK-ut.

Zbardhen dhe dokumentohen dy vrasje të ndodhura në vitin 2005.

Ekzekutohen 4 masa sigurie “Arrest në burg”, si dhe një urdhër ndalimi i lëshuar nga SPAK

Shpallen në kërkim ndërkombëtar dhe dy autorë të tjerë të cilët nuk u kapën gjatë operacionit.

Gjatë operacionit policor të koduar “Asgjë nuk harrohet”, strukturat e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e SPAK-ut, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit V. Y. dhe I. R.

Njëkohësisht, falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Republikës së Kosovës u bë e mundur që të kapej në qytetin e Prizrenit, shtetasi I. T. Për këtë shtetas kanë filluar procedurat e ekstradimit nga Republika e Kosovës.

Gjithashtu, po nga strukturat e Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të hetuarit Emiliano Shullazi (aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale).

Si dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasit L. B. dhe P. D., për të cilët vijon puna intensive për lokalizmin dhe kapjen e tyre.

Për këta shtetas, pas provave të grumbulluara nga hetimet e kryera, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, konkretisht:

B., P. D., I. T. dhe L. R., të dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit Kleidi (Klodjan) Saliu, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi.

Gjithashtu, po me këtë vendim, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndaj shtetasve E. Shullazi dhe V. Y për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi.

Po nga strukturat e Policisë së Shtetit është bërë kapja dhe ndalimi edhe i shtetasit I. R.

Policia e Shtetit falënderon autoritetet e Policisë së Kosovës për gadishmërinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të treguar në kapjen dhe prangosjen e të kërkuarit I. T.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit falënderon partnerët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese ndërkombëtare për mbështetjen, bashkëpunimin dhe gadishmërinë e treguar për të lokalizuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal

Policia e Shtetit është e vendosur dhe vijon punën intensive për zbardhjen e të gjitha ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe në këtë kuadër fton qytetarët që mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjet kriminale, të bashkëpunojnë me Policinë, duke dërguar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo informacion të mundshëm sado të vlefshëm që do të shërbejë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

/a.r

Next Post
Të humbur pas ëndrrave dhe larg përgjegjësisë, këto janë 3 shenjat më të papjekura të Horoskopit

Të humbur pas ëndrrave dhe larg përgjegjësisë, këto janë 3 shenjat më të papjekura të Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com