Operacioni anti-kanabis në Dukagjin, shkaterrohen 148 parcela
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e operacionit antikanabis në Dukagjin të Shkodrës, i cili sot është në ditën e dytë.
Sipas njoftimit nga policia janë shkatërruar 148 parcela të kultivuara me bimë narkotike, ndërsa janë asgjësuar me djegie 42.605 bimë.
Gjatë ditës së sotme është arrestuar dhe një person. Në pranga ka përfunduar Lazer Kaptanaj. Gjatë dy ditëve të operacionit janë shkatërrur 321 parcela të kultivuara me 74.281 bimë narkotike, si dhe u sekuestrua edhe një arsenal armësh të cilat u dërguan për ekzaminim të mëtejshëm në laboratorin kriminalistik.
Operacioni dy ditor u shtri ne territorin e njësisë administrative Pult Dukagjin, në territorin e fshatrave Pult, Plan,Gjurë,Kujë Temal, Gjurë, Kurje, Xhan, Zabel dhe Kasnec. Forcat e Policisë kanë operuar në një terren mjaft të vështirë, të pyllëzuar dhe shumë të
Në operacion u angazhuan 400 forca policore te Reneas, Fnsh-ve dhe Forcat e Policise Shkodet, si dhe 60 automjete policie.
Redaksia Java News/ f.g









