• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Operacionet tokësore të Izraelit në Gaza, palestinezët: Vdekja është më mirë se largimi!

by A R
13/10/2023 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izraeli tha se këmbësoria dhe tanket e tij kishin kryer bastisje brenda Rripit të Gazës të Premten. Me herët Forcat izraelite të Mbrojtjes kërkuan evakuimin e mbi një milion palestinezëve nga qyteti i Gazës drejt jugut të enklavës.

Palestinezët kanë filluar të braktisnin shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar sulmit izraelit.

Mijëra vetë u panë të Premten në rrugët e enklavës, por është e pamundur të përcaktohet numri i tyre. Shumë të tjerë thanë se nuk do të largohen.

Hamasi, i cili kontrollon territorin, u zotua të luftojë deri në pikën e fundit të gjakut.

“Vdekja është më mirë se largimi,” thotë 20-vjeçari Mohammad, teksa qëndron në rrugë jashtë një ndërtese të rrënuar nga një sulm ajror izraelit. “Këtu kam lindur dhe këtu do të vdes, largimi është një stigmë”.

Xhamitë po transmetojnë pa pushim mesazhin: “Mbahuni pas shtëpive tuaja. Mbani tokën tuaj”.

“U themi njerëzve të Gazës Veriore dhe qytetit të Gazës, qëndroni në shtëpitë dhe vendet tuaja”, tha Eyad Al-Bozom, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Hamasit, në një konferencë shtypi.

“Duke kryer masakra kundër civilëve, okupimi dëshiron të na shpërngulë edhe një herë nga toka jonë”.

OKB-ja tha se thirrja e Izraelit për largimin e civilëve nga Gaza ishte e pamundur të realizohej “pa pasoja shkatërruese humanitare”.

“Laku rreth popullatës civile në Gaza po shtrëngohet. Si supozohet të shpërngulen 1.1 milion njerëz nëpër një zonë lufte me popullsi të dendur në më pak se 24 orë?” shkroi në rrjet sociale shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha gjithashtu se lëvizja e njerëzve është e pamundur.

Edhe palestinezët në të gjithë Bregun Perëndimor protestuan të Premten në solidaritet me Gazën. Në Hebron, mijëra burra dhe gra dolën në rrugë, duke valëvitur flamujt e Hamasit dhe Fatahut, partisë së presidentit Mahmud Abbas. Ata mbanin pankarta ku shkruhej “Stop gjenocidit të Gazës” dhe “Kapitalizmi amerikan është i varur nga lufta”.

Forcat izraelite u dislokuan për të mbuluar të gjitha portat e qytetit të vjetër të Jerusalemit të Premten përpara lutjes së xhumasë, si një masë paraprake për të shmangur përleshjet midis palestinezëve në Jerusalem dhe forcave izraelite.

Njerëzit përreth Jerusalemit deklaruan se nuk u lejuan të hynin në kompleksin al-Aksa dhe se forcat lejuan vetëm shumë pak brenda, në krahasim me ata që tentuan të hynin në xhami.

Një kameraman i lajmeve i agjencisë Reuters është vrarë ndërsa punonte në Libanin Jugor. “Ne jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam se videografi ynë, Issam Abdallah, është vrarë”, thuhet në deklaratën e Reuters.

Që kur luftëtarët e Hamasit shpërthyen gardhin kufitar dhe vranë 1300 izraelitë të Shtunën, Izraeli është përgjigjur me sulmet ajrore më intensive. Autoritetet e Gazës thonë se 1800 vetë janë vrarë; Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 400,000 vetë kanë mbetur të pastrehë.

“Ne po luftojmë për shtëpinë tonë. Ne po luftojmë për të ardhmen tonë,” tha ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, duke u takuar me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, i cili erdhi në Izrael një ditë pas Sekretarit të Shtetit Antony Blinken. “Rruga do të jetë e gjatë, por në fund ju premtoj se do të fitojmë.”

Austin tha se ndihma ushtarake po shkonte në Izrael, por se kjo ishte koha për vendosmëri dhe jo hakmarrje.

Gjithashtu Izraelin e vizitoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe ajo e parlamentit europian Roberta Metsola.

Gjatë vizitës ato u detyrohen të shkojnë në vendstrehime pasi ranë alarmet për sulme ajrore.

Më herët të Premten, presidentët e Komisionit Evropian dhe të parlamentit të BE vizituan një qytet që ishte sulmuar nga militantët e Hamasit të Shtunën.

/a.r

Next Post
Vjehrra shqiptare i bën ‘zbor’ dhëndrit amerikan në Tik-Tok, lidhja e veçantë mes tyre

Vjehrra shqiptare i bën ‘zbor’ dhëndrit amerikan në Tik-Tok, lidhja e veçantë mes tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

January 17, 2026
“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

January 17, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

Deformim, paragjykim, propagandë, madje edhe racizëm: Mbi një film për Kosovën të shfaqur në televizionin publik gjerman ARD

January 17, 2026
U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

January 17, 2026
“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

January 17, 2026
Trump përsërit kërcënimin për../  Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

Trump përsërit kërcënimin për../ Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

January 17, 2026
11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

January 17, 2026
“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

January 17, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 18 janar 2026

January 17, 2026
Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In