• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacionet e policisë, trafikantët fshehin drogën nëntokë

by Java News
18/07/2017 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendosmëria e Policisë së Shtetit për të asgjësuar drogën e mbjellë nga grupe kriminale në zona malore, duket se ka filluar të japë rezultatet e para. Kjo pasi në zonat të cilësuara “Hot Spote” (më të nxehta), kultivimi i bimëve të kanabisit është në nivele shumë të ulëta.

Këto ditë policia e shtetit është hedhur në një “mësymje” kombëtare, duke synuar asgjësimin e të gjitha gastrave dhe parcela të mbjella me drogë në territorin Shqiptar.

“Ndërhyrja e policisë nuk konsiston vetëm në asgjësimin e bimëve të kanabis, por dhe në zbulimin e magazinave ku trafikantët kanë grumbulluar sasitë e drogës së tharë të akumuluar gjatë vitit të shkuar”-thanë burimet pranë Policisë së Shtetit. Këto burime konfirmuan për “Shqiptarja.com” se Policia e Shtetit po kuperon në tre plane kombëtare për asgjësimin e drogës.

Plani i parë thuajse ka përfunduar pasi është bërë fotografimi i plotë nga ajri i territorit dhe tashmë janë ndërtuar hartat digjitale, duke evidentuar gastrat e mbjella nga trafikantët.Njëherësh ky plan urdhëronte drejtoritë e qarqeve që të punonin gjatë kësaj kohe me informacionin operativ me qëllim lokalizimin e makazinave dhe personave që fshihnin drogën.

Ky plan ka përfunduar deri në fund të muajit qeshor, ndërkohë që tashmë në zbatim të planit të dytë policia është hedhur në disa operacione të gjëra, me synimin e vetëm të asgjësimit të drogës së mbjellë por edhe të kanabisit së magazinuar që vjet. Rezultat e para të asgjësimit të drogës nga këto aksione kanë ardhur në qarqet e Shkodrës, Vlorës, dhe Korçës.

Ndërkohë policia thotë se nuk do të mjaftohet me kaq, pasi në muajt në vijim, në muajin shtator-tetor, do të verë në zbatim një plan të tretë,duke kryer kontrolle për lëndë narkotike dhe në oborret apo pronat e personave të dyshuar, pasi ka dyshime se një pjesë e drogës tashmë po groposet në dhe.

Kjo gjë po realizohet nga trafikantët dhe kultivuesit me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale. Shumë nga personat e riskuar si kontigjentë kriminalë dhe që janë evidentuar nga policia si kultivues droge, dyshohet se lëndën narkotike e kanë gruposur. Një rast i tillë u zbulua në fshatin Llakatund të Vlorës, ku një banorë i fshatit për të shpëtuar arrestimit nga policia, kishte vendosur të fuste në dhe thasët me drogë.

Burimet thonë se megjithëse kjo metodë është shkatëruese për drogës, pasi lagështira e tepër dhe qëndrimi i gjatë nën tokë sjell mykosjen e kanabisit, trafikantët nuk kanë nguruar të përdorin të tilla forma, për të shpëtuar mallin e tyre nga sekuestrimi.

Ky plan urdhëronte drejtoritë e qarqeve që të punonin gjatë kësaj kohe me informacionin operativ me qëllim lokalizimin e makazinave dhe personave që fshihnin drogën.

Në zonat të cilësuara “Hot Spote” (më të nxehta), kultivimi i bimëve të kanabisit është në nivele shumë të ulëta.

Plani “B”
Plani policor synon të sjellë jo vetëm asgjësimin e drogës së mbjellë por edhe asgjësimin e sasive të drogës, që trafikantët e kanë magazinuar.

Fotografimi
Plani i parë thuajse ka përfunduar pasi është bërë fotografimi i plotë nga ajri i territorit dhe tashmë janë ndërtuar hartat digjitale.

Operacioni: Në Llakatund, policia zbuloi sasinë rekord të sekuestruar ndonjëherë
Mbi 15 ton drogë të zbuluar dy ditë më parë në zonën e Llakatundit në Vlorë, është sasi më e madhe e kanabist të thatë të gjetur, pas Lazaratit. Droga e cila u zbulua në disa vende të ndryshme, vuri në alarm Policinë, pasi në fshatin Drithas banorët kishin grumbullar tonelata të tëra me marijuanë.

Policia e Shtetit shprehet se po hetohen nëse personat e arrestuar kanë lidhje me grupe kriminale, duke i ndihmuar banorët për të kultivuar dhe grumbulluar sasi kaq të mëdha kanabis.

Gjithashtu po hetohet edhe pista nëse të arrestuarit e kishin blerë drogën tek banorë të fshatrave përreth, duke grumbullar disa tonë marijuanë, e cila dyshohet se ishte gati për t’u trafikuar. Burimet sqarojnë se ka qenë një informacion sekret,i cili ka mbërritur në Policinë e Shtetit për sasi të mëdha droge në fshatin Drithas. Operacioni është zhvilluar nga Policia e Vlorës dhe FNSH e Fierit, ndërsa monitorohej nga Haki Çako.

Arrestohet Lamçja, 40 kg drogë, policia i gjeti të fshehura brenda në tokë
Një tjetër sasi lënde narkotike është gjetur në fshatin Drithas të Vlorës, ku vetëm para katër ditësh policia sekuestroi 15 ton e 162 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në 16 korrik janë sekuestruar 40 kilogramë lëndë narkotike.

Policia ka arrestuar Fatjon Lamçaj, 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, pasi droga u gjet e groposur në bahçen e shtëpisë së tij, e hermetikuar në dy bidona plastikë.

Droga e groposur në fshatin Drithas të Vlorës

Ndërkohë para dy ditësh u sekuestrua në 3 banesa të fshatit Llakatund 14 ton e 466 kg drogë e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në formë boçesh dhe çokollate, gjithashtu në vijim të operacionit antidrogë në Llakatund, u gjet një tjetër sasi lënde narkotike në fshatin Drithas,e cila pas peshimit rezultoi prej rreth 696 kg Cannabis Sativa. Pas arrestimit të Lamçaj, policia referooi materialet hetimore kundër tij në prokurorinë e Vlorës, për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Next Post
A po diskriminon vërtetë Durrësi turistët nga Kosova?!

A po diskriminon vërtetë Durrësi turistët nga Kosova?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çelet në Francë ekspozita “Ikonat e Shqipërisë, Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”

Çelet në Francë ekspozita “Ikonat e Shqipërisë, Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”

June 14, 2026
SHBA shtrëngon kontrollin mbi inteligjencën artificiale, bllokon aksesin në modelet e Anthropic

SHBA shtrëngon kontrollin mbi inteligjencën artificiale, bllokon aksesin në modelet e Anthropic

June 14, 2026
Britania ndalon cisternën ruse, operacion në Kanalin Anglez kundër flotës në hije të Moskës

Britania ndalon cisternën ruse, operacion në Kanalin Anglez kundër flotës në hije të Moskës

June 14, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Shteti pa drejtësi nuk është shtet”, Gogu: Reforma nuk është vetëm kërkesë europiane, por…

June 14, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

“Do të japë dorëheqjen si President”, Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

June 14, 2026
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

June 14, 2026
Eurodeputeti bullgar: Shqipëria, një aleate shumë e mirë në NATO, së shpejti pjesë e BE-së

Eurodeputeti bullgar: Shqipëria, një aleate shumë e mirë në NATO, së shpejti pjesë e BE-së

June 14, 2026
Referendumi për kufizimin e popullsisë në 10 milionë, zbulohen rezultatet në Zvicër

Referendumi për kufizimin e popullsisë në 10 milionë, zbulohen rezultatet në Zvicër

June 14, 2026
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

June 14, 2026
Politika zero-tarifore e Kinës krijon mundësi të reja për eksportet dhe investimet afrikane

Politika zero-tarifore e Kinës krijon mundësi të reja për eksportet dhe investimet afrikane

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In