• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Operacion i madh i policisë kosovare në Kaçanik për të kapur Lavdrim Muhaxherin

by A R
04/12/2015 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Terroristi Lavdrim Muhaxheri nuk është kthyer në Kosovë. Së paku këto janë rezultatet e një operacioni të madh policor të zhvilluar të mërkurën në mesnatë në “qytetin e xhihadistëve”, Kaçanik. Forcat e rendit nuk e kanë gjetur aty shqiptarin më të kërkuar në botë, të cilin e kërkon edhe Policia Ndërkombëtare, Interpol.

Por, Muhaxheri, nuk është kërkuar vetëm në qytetin e tij të lindjes. Bastisje janë kryer edhe në disa lokacione tjera.

Autoritetet e sigurisë së shtetit i kanë trajtuar seriozisht raportimet e mediave shqiptare se kaçanikasi, i cili prej vitesh dallohet si luftëtar i ISIS’it në Siri, Lavdrim Muhaxheri, mund të ndodhet brenda territorit të Kosovës.

Burime të Gazetës Express në Kaçanik kanë njoftuar se mesnatën e së mërkurës, Policia e Kosovës është parë duke bastisur shtëpinë e Lavdrim Muhaxherit dhe disa zona përreth ku thuhej se mund të jetë strehuar xhihadisiti shqiptar pas kthimit në Kosovë.

Sipas të njëjtave burime, bastisjet nuk kanë ndodhur vetëm në shtëpinë e babait të Muhaxherit në Kaçanik por dhe në disa fshatra përreth këtij qyteti.

Megjithatë, atje nuk është gjetur asgjë. E as dëshmi se Muhaxheri mund të jetë kthyer. Kjo pasi Policia e Kosovës nuk ka raportuar ende në lidhje me këto bastisje dhe këtë aksion.

Ky operacion ka ndodhur vetëm një ditë pasi Policia e Kosovës kishte vënë në pranga një tjetër të dyshuar për terrorizon, Samet Imishtin nga Hani i Elezit.

Dyshimet për kthimin e Muhaxherit në Kosovë, Policia i kishte trajtuar të martën që shkoi në një konferencë për media.

Luan Keka nga Drejtoria e Antiterrorizem e PK’së pati deklaruar se Polica nuk posedon asnjë informacion se Muhaxheri ka shkelur sërish në vendlindjen e tij. Duke kujtuar më pas se ndaj tij ka edhe urdhër arrest ndërkombëtarë nga Interpoli.

“Aty ku haset ai me siguri që do të ndalohet”, kishte thënë Keka. Por, nuk vonuar shumë dhe Policia është nisur drejtë Kacanikut.

Kjo nuk është hera e parë që për terroristin kosovar dyshohet se mund të jetë kthyer nga lufta në Siri.

Së fundit, media të ndryshmet të Ballkanit, bazuar në burime, raportonin se Muhaxheri kishte hyrë në Ballkan përmes valës së refugjatëve aziatikë, rreth dy muaj më parë, derisa për disa kohe thuhej të ketë qëndruar në Maqedoni, e më pas të jetë kthyer në Kosovë. Krejtësisht, raportim i kundërt u dha dy ditë më parë, ku u fol se Muhaxheri aktualisht është në gjendje të rëndë dhe i paralizuar.

Ndryshe Lavdrim Muhaxheri iu bashkua luftës në Siri, si muxhahedin, në vitin 2012, për t’u kthyer nga atje një vit më vonë.

Fillimisht ai ishte i rreshtuar përkrah grupit “Al Nusra”, e më pas me tu kthyer sërish në Siri, në vitin 2013, iu bashkua luftëtarëve të shtetit islamik, ISIS, ku edhe mori pozita udhëheqëse.

Lavdrim Muhaxheri u bë i famshëm me një video në Youtube ku ai u bënte thirrje të rinjve shqiptarë për t’u bashkuar në luftimet në Siri.

Më pas, kosovari më i njohur në ISIS, u paraqitë në një tjetër video ku shihej duke e grisur pasaportën e Kosovës, bashkë më disa kosovarë të tjerë. Fotografia përmes të cilës ai u njohë edhe ndërkombëtarisht ishte ajo duke prerë kokën e një të riu, për tu paraqitur së fundi edhe në një video ku shfaqej duke e ekzekutuar një burrë me bazuka.

EXPRESS

Next Post

Ky parlament është turpi dhe poshtërimi ynë, o shqiptarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve në prag, Maran ndjek nga afër 3 ndeshje të kampionatit! Në kërkim të elementëve të rinj për kuqezinjtë

Liga e Kombeve në prag, Maran ndjek nga afër 3 ndeshje të kampionatit! Në kërkim të elementëve të rinj për kuqezinjtë

October 30, 2026
“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

October 30, 2026
Begaj dekretoi datën reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

Begaj dekretoi datën reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

October 30, 2026
BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

October 30, 2026
Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës

Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës

October 30, 2026
“Ja gjobat që nisin nga nesër…”- Ministri Demo paralajmëron prindërit: Një i mitur në dhunë, do paguajë familja! Masat e reja tani janë në fuqi

“Ja gjobat që nisin nga nesër…”- Ministri Demo paralajmëron prindërit: Një i mitur në dhunë, do paguajë familja! Masat e reja tani janë në fuqi

October 30, 2026
Ligji për Bankën e Shqipërisë dhe imuniteti i Guvernatorit, reagon KE: Pas anëtarësimit në BE, do të zbatohet Protokolli i 7-të i Unionit!

Ligji për Bankën e Shqipërisë dhe imuniteti i Guvernatorit, reagon KE: Pas anëtarësimit në BE, do të zbatohet Protokolli i 7-të i Unionit!

October 30, 2026
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç: Nuk ka patur vjedhje as edhe të një vote, por do ketë zgjedhje te reja

Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të shpallen deri më 27 nëntor!

October 30, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Veliaj, u burgos si administrator, do të dalë si politikan i plagosur

October 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

Dosja “Revanshi”/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In