• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ky parlament është turpi dhe poshtërimi ynë, o shqiptarë!

by A R
04/12/2015 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Seancat e parlamentit, te enjten dhe te premten, nuk zhgënjyen. Debatet, sharjet dhe akuzat shkuan deri në konfrontime, duke prishur edhe elementë të fonisë madje. Nejse, edhe në parlamente të vendeve të tjera ka konfrontime, edhe më të rënda biles. Por ka një ndryshim ky parlamenti ynë:

Këto përplasje, me në krye duetin Taulant Balla-Sali Berisha, janë rregullisht pjesë e çdo seance. Dhe mbi të gjitha, këto përplaje, në shumicën dërrmuese të rasteve nuk lidhen me misionin e deputeteve, pra ata nuk debatojnë, qoftë edhe me tone të larta, qoftë edhe duke u konfrontuar, pra ata nuk zihen për ndonjë projektligj, as për punën e mirë apo të keqe të qeverisë. Ata zihen duke u sharë, pa i lënë gjë mangut njerëzve të rrugës, për çështje personale. Deputete, apo grupe deputetësh, të të dyja palëve, përplasen mes tyre se kush ka vjedhur më shumë, kush e ka marrë atë apo këtë koncension, kush ka marrë këtë apo atë tender, kush ka futur me shume njerez ne pune nga tarafi i tij, grinden se sa kanë vjedhur fëmijët e njërit apo tjetrit, sa janë të lidhur me krimin kunetërit, baxhanakët, shokët dhe familjarët e njërit apo tjetrit. Ata shantazhojne njeri-tjetrin me dosje kriminale, me dosje spiunesh e dosje koprrupsioni. I keni degjuar kur thone: E di ti cfare ke bere, ne X vit, ne X vend apo ne X kohe, por spo ta them sot.


Shumë syresh nuk i dëgjon ndonjëherë të diskutojnë për ndonjë projektligj, por ngrihen dhe kërcënojnë vetëm kur u përmenden emrat e kompanive të tyre dhe tenderat publikë që kanë marrë, sepse ata janë biznesmenë, nuk janë politikanë. Me pak fjalë, në këtë parlamentin tonë, shumë pak kohë i kushtohet diskutimit apo korigjimit të projektligjeve, gjë për të cilën edhe paguhen. Duket se qëllimi kryesor i tyre është të mbrojnë sipërmarjet e veta dhe të sulmojnë të kundrshtarëve. Për të zezën e medias, këto sherre banale përbëjnë edhe lajmin kryesor në disa raste.


Përjashtuar disa kokrra, në të dyja palët, pjesa dërrmuese e kuvendit është pa më të voglin dyshim përfaqësimi më skandaloz i shoqërisë sonë, më ordineri dhe më i pacipi. Janë turpi i shoqërisë dhe vendit. Ata jo vetëm janë të inkriminuar dhe i janë ngjtur, personalisht apo përmes biznesve kliente, si ushunjëza ekonomisë kombëtare në kurriz, por edhe tallen me popullin. Ata na poshtërojnë teksa zihen se kush ka vjedhur më shumë e kush është i lidhur më shumë me krimin.


Por, për një gjë duhet të jemi kryelartë. Ata nuk janë të zgjedhurit tanë, janë të emëruarit e kryetarëve. Por kjo nuk është demokracia që ne duam.


Duhet të lëvizim që ta bëjmë demokratik këtë vend dhe që të mos na përfaqësojnë më tregtarët, maskarenjtë dhe kriminelët, por njerëzit që ne ti zgjedhim vetë, me votë.

Next Post

Greta Koçi, e motra Eni dhe Gold AG, me këngë të vjedhur (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

November 1, 2026
Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In