• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Opera “Rigoletto” e Verdit, premierë në TKOB

by Java News
13/01/2016 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansambli Popullor do të rifillojnë së shpejti aktivitetet artistike, ku në 21 janar do të vihet në skenë premiera e parë për këtë vit “Rigoletto” e Giuseppe Verdit.

Artistë shumë të talentuar shqiptarë dhe të huaj do të interpretojnë në këtë produksion me regjinë e Nikolin Gurakuqit dhe dirigjimin e Juan Manuel Busto. Opera do të shfaqet për publikun në datat 21, 23, 24 dhe 25 Janar 2016.

Opera tjetër për këtë sezon do të jetë “I Capuleti e i Montecchi” nga V. Bellini. Historia e dashurisë e Romeo dhe Xhulietes do të shfaqet për publikun në muajin Mars dhe do të ketë një kast të zgjedhur artistësh për të sjellë një shfaqje realisht të bukur dhe cilësore të drejtuar nga regjisorja Ailyn Bozok.

Nuk do të mungojnë premierat edhe për baletin, ku në muajin shkurt do të vendoset në skenë “Arrëthyesi”, baleti i bukur klasik me muzikë të Tchaikovskyt. Megjithatë baleti do të zërë një vend shumë të rëndësishëm në këtë kalendar. Baletet që janë tashmë pjesë e repertorit do të sillen sërisht për publikun shqiptar. Do të rikthehet “Ballo e Diplomës”, “La Sylphide”, baletet klasik që mund të ndiqen nga të rritur dhe fëmijë, por nuk do të mungojnë edhe pjesët koreografike moderne dhe emrat e njohur. Do të rikthejmë Angelin Preljocaj me La Stravaganza & Noces si dhe Daniel Cardoson me “4 Pieces” dhe “Impact & Table”. Gjithashtu këtë sezon trupa jonë e baletit do të jetë sërish e angazhuar në një turne 1 javor në Serbi me La Stravaganza & Noces.

Në fushën koncertore do të vazhdojë cikli, i cili ka si synim të ringrejë Orkestrën e Dhomës së TKOB, si dhe të sjellë për publikun muzikën e dhomës. Cikli qe u hap në Dhjetor të 2015, do të vazhdojë në Janar dhe në Prill 2016 duke iu përmbajtur konceptit të angazhimit të instrumentisteve të TKOB, solistëve por edhe këngëtareve lirik që kanë qënë pjesë e masterklasit të mbajtur në TKOB. Gjithashtu nuk do të mungojnë emra të njohur të skenave botërore shqiptare dhe të huaj.

Koncertet do të jenë të shumta edhe këtë sezon ku do të kemi 9 koncerte të cilet do të ngjisin në skenë interpretues të ndryshëm, instrumentiste dhe këngëtarë lirik, shqiptarë dhe të huaj.

Ansambli Popullor do të sjellë surpriza këtë sezon. Nën drejtimin e Drejtorit të ri Artistik, Gerti Druga, shfaqjet e Ansamblit tonë do të sjellin krijimet e bukura popullore në një mënyrë krejt të re, me një koncept ndryshe nga ç’kemi parë deri tani, pra me plot surpriza të cilat do të zbulohen me koncertin e parë premierë në 18 Shkurt dhe do të vazhdojnë përgjatë sezonit me 4 koncerte të tjera.

Duke patur si qëllim rritjen artistike të artistëve dhe në vazhdim të masterklasit që u iniciua nga Ermonela Jaho në Tetor të 2015, një tjetër masterklas do të organizohet për këngëtarët lirikë nën drejtimin e Angelo Gabriellit, dhe ashtu si herën e parë edhe këtë herë do të finalizohet me një koncert përmbyllës.

Kalendari i shfaqejeve ne TKOBP

Janar 2016

Datë 21, 23, 24, 25 Janar 2016, Ora 19:00

OPERA “RIGOLETTO” G.VERDI

Dirigjent:J.Manuel Busto
Regjizor:Nikolin Gurakuqi
Solistë:L.Kazani,V.Kamenica, G.Abduladze, Y.Gjini, J.Ysmanov, A.Kllogjeri, E.Marchesini, R.Tullumani, Z. Abazi, I. Hoxha, O.Islami

Datë 22 Janar 2016, Ora 12:00

EDUKIMI PËRMES ARTIT

Ansambli Popullor në Holl

Datë 22 Janar 2016, Ora 19:00

KONCERT NË HOLL
Soliste: Manjola Trebicka

Datë 28, 29 Janar 2016, Ora 19:00

BALETI “LA STRAVAGANZA&NOCES”
Koreografia: Angelin Preljocaj
Interpreton:Trupa e Baletit e TKOB

Datë 30 Janar 2016, Ora 19:00

KONCERT I ORKESTRËS SË DHOMËS SË TKOB
Dirigjent: Angelo Gabrielli
Solistë: Dorina Selimaj, Enkelejda Kamani, Klodjan Kaçani
Me pjesëmarrjen e vecantë të solistes Enkelejda Shkoza

Datë 31 Janar 2016, Ora 19:00

KONCERT NË HOLL

“Lirikë Shqiptare për Tonin Arapin”
Solistë: M.Leka, K.Kaçani, E.Gjyzeli,
Pianiste: Lindita Kotorri
Kuarteti i harqeve
Violonçel: Kujtim Vorpsi

Shkurt 2016

Datë 12, 14, 15, 16 Shkurt 2016, Ora 19:00
BALETI “ARRËTHYESI”
Koreografia: Ilir Kerni
Muzika :P.I.Tchaikovky
Interpreton: Trupa e Baletit e TKOB

Datë 17 shkurt 2016, Ora 19:00
KONCERT I ANSAMBLIT POPULLOR
“Pavarësia e Kosovës”

Datë 18 Shkurt 2016, Ora 19:00
Koncert i Ansamblit Popullor në kuader të PAM

Datë 19 Shkurt 2016, Ora 19:00
KONCERT RECITAL ME PIANO (HOLL)
Vepra të albumit “Epik”
Kompozitor: Red Radoja
Solist: Red Radoja

Datë 20 Shkurt 2016, Ora 19:00
KONCERT SIMFONIK
Solist: Kristi Gjezi
Dirigjent: Edmond Doko

Date 24, 25 Shkurt 2016, Ora 19:00
BALETI “BALLO E DIPLOMES”
Koreografia Ilir Kerni
Muzika: J.Strauss
Interpreton: Trupa e baletit e TKOB

27 Shkurt 2016, Ora 19:00
KONCERT SIMFONIK
Dirigjent e Solist: Christian Lindberg

Mars 2016

Datë 04, 06 Mars 2016, Ora 19:00
“MESSA” G.PUCCINI
Dirigjent: Olsi Qinani
Soliste: J. Ysmanov, A.Likaj
Me pjesëmarrjen e Korit të TKOB

Datë 09, 10 Mars 2016, Ora 19:00
BALETI “IMPACT&TABLE”
Koreografia: Daniel Cardoso
Interpreton: Trupa e Baletit e TKOB

Datë 12 Mars 2016, Ora 19:00
KONCERT I ANSAMBLIT POPULLOR

Datë 16 Mars 2016, Ora 19:00
KONCERT I ANSAMBLIT POPULLOR

me rastin e dites se veres

Datë 20, 24, 26, 27 Mars 2016, Ora 19:00
(Datë 18 Mars 2016, provë gjenerale e hapur për publikun)
OPERA “I CAPULETI E I MONTECCHI”
V.BELLINI
Dirigjente: Elda Laro

Datë 22 Mars 2016, Ora 19:00
KONCERT
Orkestra e Podgoricës në TKOB

Date 28-31 Mars 2016
MASTERKLAS
ANGELO GABRIELLI & ELDA LARO

Prill 2016

Datë 02, 03 Prill 2016, Ora 19:00
BALETI “LA SYLPHIDE”
Koreografia: Ilir Kerni
Muzika: Herman Loveskiold
Interpreton : Trupa e Baletit te TKOB

Datë 05 Prill 2016, Ora 19:00
Trupa Italiane e Baletit nga kompania “Alterballeto” në skenën e TKOB

Datë 09 Prill 2016, Ora 19.00
KONCERT I ORKESTRËS SË DHOMËS SË TKOB
KISHA ORTODOKSE

Date 08- 13 Prill 2016
BALETI “LA STRAVAGANZA&NOCES”
Trupa e Baletit të TKOB në Serbi

Datë 22, 23 Prill 2016, Ora 19.00
BALETI ”4 PIECES”
Koreografia: Daniel Cardoso
Interpreton: Trupa e Baletit e TKOB

Next Post

10 marinarë amerikanë kapen nga autoritetet iraniane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike, mbi mesataren e BE-së në disa indikatorë

Rama: Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike, mbi mesataren e BE-së në disa indikatorë

May 17, 2026
Infektimi me AIDS/ Antiterrori ‘zbarkon’ në Gjirokastër, hetohet përhapja e lajmit të rremë për kryebashkiakun Golemi

Infektimi me AIDS/ Antiterrori ‘zbarkon’ në Gjirokastër, hetohet përhapja e lajmit të rremë për kryebashkiakun Golemi

May 17, 2026
Rama: Programi i ri i financimit do të mbështesë mijëra biznese shqiptare me kredi të buta

Rama: Programi i ri i financimit do të mbështesë mijëra biznese shqiptare me kredi të buta

May 17, 2026
Pavarësia e (pa)Drejtësisë

Pavarësia e (pa)Drejtësisë

May 17, 2026
Opozita bashkoi votat për rezolutën mbi anëtarësimin në BE, Rama: Bashkimi është i mirëseardhur

Opozita bashkoi votat për rezolutën mbi anëtarësimin në BE, Rama: Bashkimi është i mirëseardhur

May 17, 2026
Ukraina “shkund” Rusinë, qindra dronë mbi Moskë e rajone të tjera, 4 viktima

Ukraina “shkund” Rusinë, qindra dronë mbi Moskë e rajone të tjera, 4 viktima

May 17, 2026
Panik në Modena, 30-vjeçari përplas turmën me makinë, 8 të plagosur

Panik në Modena, 30-vjeçari përplas turmën me makinë, 8 të plagosur

May 17, 2026
Digjen 3 automjete në rrugën ‘Çamëria’ në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjen 3 automjete në rrugën ‘Çamëria’ në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

May 17, 2026
SHBA-të dhe Izraeli po përgatiten të rifillojnë sulmin ndaj Iranit javën e ardhshme?

SHBA-të dhe Izraeli po përgatiten të rifillojnë sulmin ndaj Iranit javën e ardhshme?

May 17, 2026
Finalja plot ngjyra e Eurovision 2026, La Repubblica vlerëson me notë performancat më të mira dhe të këqija të mbrëmjes

Finalja plot ngjyra e Eurovision 2026, La Repubblica vlerëson me notë performancat më të mira dhe të këqija të mbrëmjes

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In