• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Open Ballkan’/Deputeti i PD: Po e fusni integrimin në spiralen e Serbisë. Rama: Zoti Shehu, thatë se më dëgjuat, fjalinë e kishit të shkruar

by Java News
02/12/2021 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se me nismën rajonale ‘Open Ballkan’ integrimi i vendit po futet në spiralen e Serbisë. Ai e konsideroi atë nismë të dështuar, duke i kërkuar Ramës që të deklarojë fundin e saj.

“Po e fusni integrimin në spiralen e Serbisë, duhet të jeni të qartë se Serbia ka një këmbë e gjysmë në Moskë, gjysmën tjetër pending. Një nga esencat e këtij projekti është pengimi i procesit të integrimit. Ky është zinxhirë për të tërhequr vendet tona drejt lindjes. Vërtet mendoni se Serbia ka hequr dorë nga pretendimet ndaj Kosovës? Ju vetëm bëni presion mbi Kosovën  pse nuk i bashkohet një tryeze të ngritur nga Vuçiç. Po zhvlerësohet pavarësia e Kosovës. Serbia është e lidhur me Serbinë nga ana ushtarake dhe inteligjencës, Serbia vazhdon me një politikë arkaike të bazuar te Moska. Serbia ka miratuar para pak ditësh dokumentin strategji të shtetit dhe kanë përcaktuar si shtete armike Ksovën, Shqipërinë dhe Bosnjën. U servirni shqiptarëve Open Nallkan e Vuçic si një formë e partneritetit strategjik me Serbinë. A i keni kërkuar Serbisë të kërkojnë falje ndaj gjenocideve në rajon veçanërisht ndaj shqiptarëve? A keni ndonjë projekt të dobishëm për Kosovë dhe Rajonin? Duhet të paraqesim platformë për të ndihmuar Kosovën. Vuçiç nuk i ka pranuar kurrë krimet e Millosheviçit, thotë s e nuk do e njohë kurrë Kosovën, ndërsa ju sulmoni Kosovën për një projekt që i kundërvihet projekteve të Brukselit. Integrimin e Shqipërisë po e lini peng te Vuçiç. Mes Procesit të Berlinit dhe Open Ballkan nuk ka asgjë të përbashkët, i dyti është krijuar për të kundërshtuar të parin. Ky projekt i hapur është një projekt i dështuar. Ju nuk keni paraqitur asnjë platformë për tregun e përbashkët rajonal sepse nuk keni çfarë të paraqisni. Ju kërkoj sot të bëni një hap të rëndësishëm pozitiv, deklaroni përfundimin e kësaj loje me Ballkanin e Hapur”, tha Shehu.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministrit Rama i cili iu drejtua deputetit demokrat se nuk e degjoi pasi fjalët i kishte shkruara në letër dhe i lexoi.

“Ju thatë se më dëgjuat me vëmendjen, po dhe këtë fjali e kishit të shkruar. Ju nuk më dëgjuat, ndërkohë që unë ju dëgjova. Ju flisni me vete dhe për vete. Ju po i merrni shqiptaret per budallenj. Në partinë tuaj flitet me vete dhe për vete”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
Kreditë e buta, kriteret që duhen plotësuar dhe kategoritë që përfitojnë

Kreditë e buta, kriteret që duhen plotësuar dhe kategoritë që përfitojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

September 25, 2026
“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

September 25, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLGJ-së, vendimi nga mbledhja e përgjithshme: Të kemi kërkesa gjykata dinjitoze, nuk është luks!

Zgjidhet edhe anëtari tjetër i KLGJ-së, Fatri Islamaj fiton përballë Igerta Hysit!

September 25, 2026
Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

September 25, 2026
Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

September 25, 2026
“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

September 25, 2026
Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

September 25, 2026
Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

September 25, 2026
Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

September 25, 2026
“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com