• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ONE Albania mirëpret Presidenten e Hungarisë! Shkëlqesia e saj Znj. Katalin Novák në një vizitë kortezie në selinë e kompanisë në Tiranë

by Java News
01/06/2023 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

One Albania, ofruesi kryesor i shërbimeve të telekomunikacionit, priti në një vizitë të rëndësishme Shkëlqesinë e Saj, Presidentet e Hungarisë, znj. Katalin Novák. Ky rast historik shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit mes dy kombeve, Shqipërisë dhe Hungarisë.

Gjatë vizitës, Presidentja Znj. Novák u informua mbi veprimtarinë e One Albania, duke treguar përkushtimin e kompanisë ndaj inovacionit dhe avancimit teknologjik. Grupi që priti Znj. Presidente kryesohej nga Z. Peter Fekete, CEO i 4iG Group, kompania mëmë e One Albania.

“Ne kemi privilegjin të prezantojmë ONE Albania, që e bën 4iG investitorin më të madh të huaj në vend, në një kohë kur bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor midis dy vendeve është në një kulm historik. Ne besojmë se kjo vizitë përforcon angazhimin tonë të përbashkët për të drejtuar transformimin digjital dhe rritjen ekonomike në Shqipëri.”- tha z. Fekete gjatë fjalës të tij.

Zonja Presidente pati mundësinë të ndiqte nga afër zhvillimet në tregun e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Shqipëri, si dhe përparimin e bërë nga One Albania në industrinë e telekomunikacioneve. Si pjesë e vizitës, Presidentja Znj. Novák u angazhua në diskutime të hollësishme me ekipin e lartë drejtues të One Albania, duke u fokusuar në iniciativat strategjike për nxitjen e sipërmarrjes, përshpejtimin e vendosjes së infrastrukturës 5G, zgjerimin e rrjetit dhe promovimin e përfshirjes digjitale.

Këto diskutime kishin për qëllim identifikimin e mundësive të përbashkëta për të nxitur përpjekjet e digjitalizimit në Hungari dhe Shqipëri, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë të telekomunikacioneve.
Vizita e Presidentes znj. Novák ka një rëndësi të veçantë, pasi simbolizon marrëdhëniet e forta dhe bashkëpunuese mes Shqipërisë dhe Hungarisë dhe praninë e zgjeruar ekonomike të investimeve hungareze në Shqipëri.

Next Post
EKSKLUZIVE / Gjekmarkaj: Zoti Meta, kërko dosjen tënde dhe bëj transparencë për akuzat e qeverisë!

Kronikë për ata që bien dhe ata që ngjiten, çfarë ndodhi sot në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In