Organizata Omonia dhe PBDNJ kanë denoncuar dhunimin e flamurit grek në Sarandë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, OMONIA ka hedhur sërish akuza për dhunimin e flamurit grek në zyrat e saj në Sarandë.
“Sot, orët e para të mëngjesit, persona të paidentifikuar hoqën flamurin Grek nga zyrat e Omonias në qytetin e Sarandës. Për herë të tretë brenda një viti persona të paidentifikuar dhunuan flamurin Grek në zyrat qendrore të ‘’Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek -OMONIA’’ në Sarandë. Fyerja ndaj simbolit tonë kombëtar, provokon ndjenjat e të gjithë Heleneve dhe çdo qytetari që mendon në mënyrë të shëndetshme”, thuhet në njoftimin për mediat.
Organizata e minoritetit grek kërkon çuarjen e personave përgjegjës para drejtësisë./a.m.










