Kreu i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se po pasuron administratën me elementë kriminalë. Olli tha se një person që ka kryer një plagosje në vitin 2007 është caktuar inspektor në tatime.
“Veliaj ka caktuar së fundmi përgjegjës në terren për tatimet një person të dënuar për plagosje me dashje. Pikërisht, ka vënë në një detyrë delikate që ka të bëjë me
raportin e drejtpërdrejtë me qyterarët dhe me biznesin, Artan Ligorin, i cili në maj të vitit 2007 ka plagosur një grua.
Është dënuar për plagosjen me dashje të një gruaje, ndërkohë Erion Veliaj e bën shef të inspektimit tatimor në terren.
Degradimi në një kohë kaq të shkurtër i Erion Veliajt nuk është aspak surprizë, pasi ai ishte që në fillim një kandidat kallp dhe i gënjeshtërt. E vërteta është se ai është thjesht një zgjatim i qeverisjes qendrore dhe bashkëjetesës me krimin”, theksoi Olli.









