Komisioneri i BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka uruar për detyrën e re të Presidentit të Republikës, Bajram Begajn.
Përmes një postimi në Twitter, Oliver Varhelyi është shprehur se mezi pret që të punojmë së bashku për ta çuar Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE.
“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi pres të punojmë së bashku për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan Oliver Varhelyi.
/a.r