• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Oliver Stone në Teheran, një erë ndryshimi në kinematografinë iraniane

by Java News
04/05/2018 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Teheran është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë në Lindjen e Mesme. Kohëve të fundit ai është hapur me më shumë filma ndërkombëtarë, regjisorë dhe mysafirë të tjerë të ftuar.

Natyrisht liria e shprehjes mbetet e ndjeshme në Iran, me filma artistikë dhe dokumentarë që duhet të kalojnë nëpërmjet një procesi censurimi. Meqenëse ka punuar shumë filma për të kaluarën e vendit të tij nën udhëheqjen komuniste, regjisorit kamboxhian Rithy Panh i është kërkuar që të flasë për rëndësinë e lirisë duke shpalosur të kaluarën në vendin e tij.

“Është me rëndësi jetike të merret vesh e kaluara”, ka thënë ai, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e Euronews. “Unë tashmë jam kamboxhian. Është e madhe si një fushë që do punuar, kështu që unë ua lë iranianëve të mendojnë për të reflektuar mbi historinë e tyre”, shtoi ai.

Mysafiri VIP, veterani amerikan i filmit Oliver Stone, foli për qëndrimin e fortë të Iranit ndaj regjisorit disident Jafar Panahi, i cili është ftuar në Festivalin e Filmit në Cannes, por e ka të ndaluar të shkojë.

“Ata (Irani) kanë probleme të ndryshme, nuk janë larguar nga asgjë, janë shumë realistë”, ka thënë ai. “Unë e di që ka një regjisor filmi… dhe ai është në Festivalin e Filmit në Cannes, ata mund të mos e lënë atë të shkojë, por ai e bëri filmin dhe kjo është gjë e madhe. Ndoshta është më mirë për të që ia kanë ndaluar shkuarjen atje. E kuptoni atë që po them? “, ka shtuar ai.

Në Teheran, Stone i dha Çmimin për vepër jetësore Rithy Panhit.Regjisori i nominuar për “Oscar” u nderua për karrierën e tij të gjatë kinematografike dhe që u përqendrua në çështjet humanitare. Çmimi është i rëndësishëm, sepse Panah ka shqyrtuar të kaluarën e vendit të tij në një mënyrë që një regjisor tjetër iranian nuk mund të bënte.

Çmimi për aktoren më të mirë e mori Mahoor Alvand, për rolin e një gruaje shumë më të vjetër se vetë ajo në filmin “Hattrick” të Ramtin Lavafipour.

“Ne kishim provime të ndryshme me regjisorin, duke lexuar tekstin dhe pastaj duke folur para tij” , ka thënë ajo. “Ne folëm për të gjitha detajet, për të kaluarën dhe për të ardhmen, dhe mendoj se historia që ata krijuan për mua më ndihmoi aq shumë për të fituar ndjenjën e duhur të rolit”, shtoi ajo.

Regjisorja Hanna Slak mori çmimin Aktori më i mirë në vend, të kroatit Leon Luçev, për rolin e tij ku portretizon një minator në filmin e saj slloven. “The Miner” ka të bëjë me një njeriun që zbulon mijëra njerëz të ekzekutuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në një minierë të braktisur. Punëdhënësi i tij e bën atë të qëndrojë i qetë.

Regjisori Milko Lazarov dhe producentja Veselka Kiryakova me “Aga” morën Çmimin për filmin më të mirë ku portretizohet një çift i moshuar që me gjithë sfidat i mbajnë gjallë traditat e tyre në Yakutia të Siberisë verilindore. Historia melankolike është vendosur në klimën më të ftohtë të hemisferës veriore, me një pamje që kamerat fiksojnë realitetin e tyre të ashpër dhe të akullt.

“Unë kam dashur ato lloj tregimesh në lidhje me veriun qëkur isha fëmijë. Ndoshta është e lidhur” shpjegoi Lazarov. “Dua të xhiroj atë lloj filmi të heshtur, si filma të ngadalshëm dhe ky është vendi i përsosur në Siberi”.

Për shumëkënd festivali që u mbajt prej 19 deri më 27 prill hap një kapitull të ri të kinematografisë në Iran.”Ky festival ka të gjithë përbërësit e festivalit ndërkombëtar: një program shumë i pasur, shumë mysafirë ndërkombëtarë, ka një treg filmash, ka shumë punëtori”, konkludoi korrespondenti e “Euronewsit”, Wolfgang Spindler.

“Dhe fakti që Oliver Stone mund të marrë pjesë në festival, nëse e shikojmë si mundësi para 10 vjetëve, kjo thjesht nuk do të kishte qenë e mundur”, shtoi ai, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Tym e flakë, kamerat fiksojnë rrëzimin e avionit

VIDEO/ Tym e flakë, kamerat fiksojnë rrëzimin e avionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In