• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Oksford/ A po e ndihmon aplikacioni gjurmimin e kontakteve në parandalimin e Covid-19?

by Java News
24/10/2020 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë valës së parë të Covid-19, studiuesit në Universitetin e Oksfordit, ndërtuan një model kompjuterik që tregonte se nëse 56 për qind e qytetarëve britanikë do të shkarkonte dhe përdorte një aplikacion për gjurmimin e kontakteve (bashkë me respektimin e masave të tjera të kontrollit), kjo mund t’i jepte fund epidemisë në vend, raporton The Conversation.

Me aplikacionin që ishte i disponueshëm vetëm që nga shtatori, është shumë herët të thuhet se si po funksionon ky sistem gjurmimi. Por edhe bazuar në përvojën e deritanishme të vendeve të tjera, aplikacionet e të cilëve po përdoren prej disa muajsh, ka ende shumë pak prova se ato mund të bëjnë diferencën në luftimin e Covid-19.

Këshilli i Europës ka ngritur pikëpyetjen, në lidhje me këto aplikacione “a ja vlen marrja parasysh e rreziqeve të parashikueshme sociale dhe ligjore”.

Pavarësisht parashikimeve se midis 67.5-85.5 për qind e përdoruesve të mundshëm do t’i shkarkonin këto aplikacione, nivelet e shkarkimeve në mbarë botën të aplikacioneve për gjurmimin e kontakteve, deri më tani kanë qenë të ulëta, duke arritur afërsisht vetëm në nivelin 20 për qind, transmeton abcnews.al

Në Gjermani norma ka qenë rreth 21 për qind, në Itali 14 për qind, në Francë vetëm 3 për qind. Islanda dhe Singapori, që ishin ndër të parët që nisën të përdorin një aplikacion të tillë, kanë normat më të larta, deri më tani me 40 për qind.

Në terma më të gjerë, nëse vetëm 20 për qind e popullsisë është përdoruese aktive e aplikacioneve të tilla, atëherë ka vetëm një mundësi prej 4 për qind që ai të hyjë në kontakt me një përdorues tjetër aplikacionesh. Nëse norma e shkarkimit arrin në 40 për qind, shanset që të takoni një tjetër përdorues aktiv të aplikacionit janë 16 për qind.

Kjo gjithashtu funksionon me supozimin se përdoruesit kanë të njëjtin aplikacion ose të ndryshëm, por që mund të funksionojnë bashkë. Por aplikacionet mund të mos kenë nevojë për nivele të larta shkarkimi për të pasur njëfarë ndikimi në frenimin e përhapjes së pandemisë.

Një raport i dytë nga studiuesit e Oksfordit, sugjeroi se një sistem i gjurmimit të kontakteve që përfshinte njoftimet digjitale por edhe manuale, mund të zvogëlojë infeksionet me 4-12 për qind, dhe vdekjet me 2 -15 për qind, dhe kjo vetëm nëse aplikacioni përdoret nga 15 për qind e popullsisë.

Ministria e Shëndetësisë së Singaporit, ka pohuar se nëse më parë ekipeve të gjurmimit të kontakteve, u duheshin 4 ditë për të identifikuar dhe karantinuar një kontakt të ngushtë të një të infektuari me Covid, aplikacioni u jep mundësi ta bëjnë atë brenda 2 ditësh.

Por në botën reale, shkarkimi i aplikacionit nuk është i njëjtë me përdorimin e tij, ose më e rëndësishmja: reagimi ndaj paralajmërimeve për t’u vetë-izoluar, ndodh nëse aplikacioni ju tregon se keni qenë në kontakt me një person të infektuar, transmeton abcnews.al

Një studim nga qeveria britanike i cili mori në shqyrtim më shumë se 30.000 njerëz ,tregoi se vetëm 18 për qind e njerëzve ranë dakord të vetë-izoloheshin, kur dikush që punonte për sistemin manual të gjurmimit të kontaktit, i telefononte dhe u shpjegonte arsyen.

Dhe shifrat e reagimit ndaj një mesazhi të automatizuar në telefonat e njerëzve, ka të ngjarë të jenë edhe më të ulëta.

Po pse aplikacionet nuk patën një sukses më të dukshëm?

Së pari, duket se ka një mungesë të besimit të publikut tek teknologjia, dhe mbi përdorimin e të dhënave personale.

Së dyti është që vetëm zotëruesit e smartfonëve mund të përdorin aplikacionet. Duke pasur parasysh që në Britani, 61 për qind e të moshuarve mbi 65 vjeç nuk kanë qasje në një pajisje të tillë, kjo do të thotë se grupi më i madh i rrezikuar nga koronavirusi, ka shumë më pak të ngjarë të jetë në gjendje të përfitojë nga aplikacionet për gjurmimin e kontakteve.

Një zgjidhje për këtë problem, mund të jetë përdorimi i teknologjisë alternative për të regjistruar kontaktet e njerëzve. Singapori ka prezantuar një pajisje që mund të mbahet në xhep ose çantë, dhe që përmban një teknologji që kryen të njëjtin funksion si një aplikacion gjurmimi.

Next Post
Berat/ Policia kap në kufirin e gjelbër me Greqinë, beratasin me 3 kg kanabis

Berat/ Policia kap në kufirin e gjelbër me Greqinë, beratasin me 3 kg kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In