• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Okruženje”, emisioni që bashkoi Ramën me Vuçiç, meriton çmimin për Qytetarinë Evropiane

by Java News
06/10/2016 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Publiku shqiptar e ka ndjekur emisionin “Okruženje” përmes emëtimit në Televizionin Publik. Ai, u bë edhe më i njohur për të, kur kryeministrat Edi Rama dhe kolegu i tij serb Aleksandër Vuçiç u përballën në Vjenë në formatin e tij. Ajo mban si organizatorë dhe drejtues Drejtoreshën Ekzekutive të CDRSEE-së Zvezdana Kovaç dhe kolegun e saj, gazetarin e njohur, Nenad Sebek, zëdhënësin e RCC.

Emisioni, që në gjuhën shqipe, është preferuar të quhet “Fqinjësia” ka marrë një çmim të veçantë nga anëtarët e “Çmimet për Qytetarinë Evropiane 2016” në ditët e fundit. Motivacioni i tij ishte angazhimin dhe përfshirjen në promovimin e një qytetarie sa më aktive dhe një vizioni të Evropës bazuar në solidaritet dhe gjithëpërfshirje.

Ai është nominuar për kategorinë “Iniciativa Mediatike e Vitit” dhe nominimi i tij nuk shkoi pa u vënë re. Juria vendosi të vlerësoje misionin e lavdishëm të këtij emisioni duke i dhënë një Çmim të Veçantë.
71224077455e59274d3280865865106_v4bigNë ditët tona, e sidomos në Ballkanin Perëndimor, “Okruženje” ka kontribuar për vlerat evropiane të demokracisë, lirinë e fjalës, pajtimit, pluralizmin, tolerancën dhe barazinë. Formati i vet ka krijuar një forum të hapur, që ka qenë i bazuar në respektin e ndërsjellë për njerëzit e vende të ndryshme, me prejardhje të ndryshme fetare, sociale dhe ekonomike për t’u angazhuar në një dialog të frytshëm. I shtruar në këtë mënyrë ai ka kontribuar si pakkush në parimet evropiane të qytetarisë së mirë dhe në kërkesën e përbashkët që të gjendet përgjegjësia për të shmangur përsëritjen e gabimeve të së kaluarës dhe për të ndërtuar themelet e reja për të ardhmen.

Përfshirja në të e shumë personaliteteve të vendeve të ndryshme ka rritur kredibilitetin, por edhe forcën e argumentit. Në debatet e drejtuar me mjeshtëri nga Kovaç dhe Sebek, përpjekja kryesore ka qenë për të gjetur fushat e bashkëpunimit dhe mënyrat për të arritur deri më aty.

Ndërkohë Çmimi Evropian e ka rritur në një stad tjetër “Okruženje”. Nga ana tjetër, “Çmimet për Qytetarinë Evropiane 2016″ janë një nismë e përbashkët e Volonteurope dhe Forumit Qytetar Evropian, dy rrjetet evropiane të cilat promovojnë qytetarinë aktive dhe njohjen e rëndësisë së drejtësisë sociale në bashkëjetesën e  komuniteteve në të gjithë Evropën.  Këto çmime vlerësojnë angazhimin demokratik dhe qytetar të individëve, organizatave, grupeve qytetare, platformave mediatike dhe ndërmarrjeve shoqërore, duke njohur iniciativa të reja dhe kontribute që promovojnë vlerat evropiane të tilla si demokracia, drejtësia sociale, qytetaria aktive, përmirësimi i jetës sëqytetarëve dhe qasje universale ndaj të drejtave.

Emisioni “Fqinjësia” është një shfaqje televizive rajonale por edhe unike në llojin e saj pasi transmetohet në të gjitha vendet e rajonit: Slloveni, Kroaci, Bosnja e Hercegovinë, Serbi, Mali i Zi, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Ky emision është një projekt i përbashkët i Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore, me vendndodhje në Selanik, dhe Fondit Evropian për Ballkanin.

Televizionet publike përgjatë Ballkanit e kanë transmetuar çdo seri të saj në një edicion special, që është mbështetur edhe nga ERSTE Foundation, si edhe nga  Regional Cooperation Council.

Duke u kthyer pas nga Shqipëria, në këtë emision, kanë marrë pjesë disa personalitete, gazetarë, analistë, specialistë dhe profesionistë, kurse në një edicion ishte edhe vetë z.Rama dhe Vuçiç, që patën mes tyre edhe ish-ministrin e Jashtëm serb Goran Svilanović, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Kooperimit Rajonal, si të ftuar në Okruženje. Tema e tyre ishte diskutimi për “Iniciativën e Unionit të Rinisë dhe Ballkanit Perëndimore”, ku dy krerët e lartë të shtetit u angazhuan për shpërhapjen dhe rritjen e kooperimit, si edhe ngritjen e kualitetit të jetës në rajon.

E veçanta e emisionit ka qenë se të dy kryeministrat, ashtu si ka ndodhur edhe më të ftuarit e tjerë e kanë përballur idenë e tyre para audiencave të gjalla nga Ballkani Perëndimor, një kërkesë që emisioni nuk e braktis kurrë. Njësoj ka ndodhur edhe me shumë të ftuar të tjerë, kur janë rrahur probleme të shikimit të njëri-tjetrit, transportit, por edhe Çështje të Sigurisë dhe kulturës.

Next Post
Edhe Argita Berisha kundër babait? Firmos raportin që lavdëron qeverinë

Edhe Argita Berisha kundër babait? Firmos raportin që lavdëron qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

August 3, 2026
Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

August 3, 2026

Rregullorja “Bani” si “Kurban” për të drejtat kushtetuese të medias

August 3, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Cërrik, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Cërrik, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

August 3, 2026
Dita e 65-të e tubimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

Dita e 65-të e tubimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

August 3, 2026
U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

August 3, 2026
PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

August 3, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Djegia e teserave në Poliçan, Frrok Çupi: Akt i shëmtuar! Propozimi i PD për Reformën Territoriale është qesharak

August 3, 2026
Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

August 3, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Prova

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com