Një version i ri i përmirësuar i projektrezolutës së negociuar që prej dy javësh iu shpërnda anëtarëve të Këshillit.
Ajo specifikon, përveç të tjerave, se armëpushimi nuk do të aplikohet për individët, grupet, kompanitë dhe entitetet e lidhura me Al-Kaedën dhe grupin e Shtetit Islamik, ndërkohë që versioni i mëparshëm citonte vetëm këto dy organizata.
Nuk dihet nëse Rusia, që ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, do ta mbështesë ose jo këtë tekst.
Projektrezoluta synon të lehtësojë rrethimin e regjimit sirian në Gutan Lindore, për të dërguar një ndihmë humanitare urgjente (medikamente mjekësore dhe ushqim) dhe për të organizuar evakuime sanitare në këtë bastion rebel prej 400 000 banorësh.
Më shumë se 13,1 milionë sirianë kanë aktualisht nevojë për ndihmë humanitare, 6,1 milionë prej të cilëve të zhvendosur brenda vendit që prej fillimit të luftës civile që prej shtatë vitesh. Konflikti ka shkaktuar më shumë se 340 000 të vdekur./a.m.










