• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OKB voton sot për armëpushim 30-ditor në Siri

by A R
23/02/2018 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të votojë sot për një projektrezolutë që kërkon një armëpushim 30-ditor në Siri për të lejuar mbërritjen e ndihmës humanitare dhe evakuimet mjekësore në Gutan Lindore, pranë Damaskut, bënë të ditur burime diplomatike.

Një version i ri i përmirësuar i projektrezolutës së negociuar që prej dy javësh iu shpërnda anëtarëve të Këshillit.

Ajo specifikon, përveç të tjerave, se armëpushimi nuk do të aplikohet për individët, grupet, kompanitë dhe entitetet e lidhura me Al-Kaedën dhe grupin e Shtetit Islamik, ndërkohë që versioni i mëparshëm citonte vetëm këto dy organizata.

Nuk dihet nëse Rusia, që ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, do ta mbështesë ose jo këtë tekst.

Projektrezoluta synon të lehtësojë rrethimin e regjimit sirian në Gutan Lindore, për të dërguar një ndihmë humanitare urgjente (medikamente mjekësore dhe ushqim) dhe për të organizuar evakuime sanitare në këtë bastion rebel prej 400 000 banorësh.

Më shumë se 13,1 milionë sirianë kanë aktualisht nevojë për ndihmë humanitare, 6,1 milionë prej të cilëve të zhvendosur brenda vendit që prej fillimit të luftës civile që prej shtatë vitesh. Konflikti ka shkaktuar më shumë se 340 000 të vdekur./a.m.

Next Post
Dita e Holokaustit, Bushati: Sot shqetësim në Evropë disa parti ekstremiste

Ndikimi rus dhe kinez, Bushati: Ballkani shihet si një fushë shahu...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com