• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

OKB: Kosova duhet t’i ndalë qytetarët për t’iu bashkuar terroristëve

by Java News
06/12/2017 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombet e Bashkuara kërkojnë nga autoritetet në Kosovë që ta kenë një strategji të qartë për t’i ndalur luftëtarët e ashtequajtur potencialë, që të mos u bashkohen ekstremistëve islamikë në Siri dhe Irak por t’u ofrojë atyre më tepër mundësi për punësim dhe arsim.

Në një raport të pavarur të autorizuar nga Kombet e Bashkuara, janë ekzaminuar luftëtarët e kthyer nga jashtë dhe shkaqet që ndikuan që kosovarët tu bashkohen grupeve ekstremiste, raporton agjencia AP. Raporti kërkon nga Kosova dhe organet ndërkombëtare që të zhvillojnë politika më të mira për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Sipas Policisë së Kosovës, 335 qytetarë kanë udhëtuar apo janë kapur gjatë rrugës për në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak që nga viti 2012, duke e bërë Kosovën një prej eksportuesve më të mëdhenj të Evropës për luftëtarë të huaj për kokë banori. Këtë shifër e përbëjnë 253 burra, 55 gra dhe 27 fëmijë, transmeton Koha.net.

Ata zakonisht udhëtonin përmes Turqisë për në Siri, ku iu bashkoheshin radhëve të grupeve terroriste si ISIS, Jabhat Al Nusrah, Ahrar Al Sham apo “Free Syrian Army”.

“Shqiptarë etnikë që luftojnë për grupe ekstreme, përfshirë Lavdrim Muhaxherin, Ridvan Haqifin e të tjerë, kanë prezantuar dëshmi fotografike që portretizonin ndjenjë të krenarisë, lirisë, fuqisë dhe, përfundimisht, lumturisë”, thotë raporti.

Perceptimi i ndjenjës anti-islame, edukimi i dobët dhe papunësia me sa duket kanë qenë shkaktarët kryesorë të rekrutimit. Interneti dhe mediat sociale janë identifikuar si mjete për radikalizëm.

“Investimi në rritjen e mundësive të punësimit dhe përmirësimi i punësimit të fuqisë punëtore në Kosovë përmes edukimit më cilësor që ofron shkathtësi që kërkohen në tregun e punës mund të jenë edhe masa për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm e edhe ndihmë në largimin dhe riintegrimin e atyre që më parë u janë bashkuar grupeve ekstremiste”, thotë raporti, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Kronologjia / Si duhet lexuar mesazhi i Brukselit për shqiptarët

Kronologjia / Si duhet lexuar mesazhi i Brukselit për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In