I dërguari special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura la të kuptohej sot mbajtjen e një cikli të ri bisedimesh për paqen në Gjenevë në korrik, me shpresën për avancime amerikano-ruse të G20-ës në fillim të muajit të ardhshëm.
Këto bisedime do të zhvillohen në korrik, pas Ramazanit, që përfundon më 24 qershor, por gjithashtu duke u siguruar që zbutja e tensioneve të funksionojë realisht”, tha Mistura gjatë një konference shtypi në Losby, pranë Oslos.
Rusia dhe Irani aleatë të regjimit të Bachar Al Assad, dhe Turqia mbështetëse e rebelëve ranë dakort më 4 maj për të vënë në zbatim katër zona sigurie në Siri në përfundim të bisedimeve të Astanës, përcjell Atsh.
Ky proces shënohet njëkohësisht me atë të rebelëve sirianë në Gjenevë, nën udhëheqjen e OKB-së. (b.an)