• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OKB-ja dënon mosveprimin lidhur me incidentin në Novi Sad

by Os De
05/11/2025 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombet e Bashkuara kritikuan mungesën e llogaridhënies lidhur me shembjen e strehës së betonit në stacionin hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, një vit pas tragjedisë që nxiti protesta masive. 

Shefi për të drejtat e njeriut në OKB, Volker Turk, kërkoi që të bëhen përpjekje të reja për të hetuar për përgjegjësinë në këtë ngjarje, duke argumentuar se kjo është thelbësore për të rikthyer besimin e publikut në institucione dhe për të respektuar sundimin e ligjit. 

“Nuk ka pasur një proces domethënës për të zbuluar të vërtetën dhe për të kërkuar drejtësi për tragjedinë që rezultoi me vdekjen e 16 personave në stacionin hekurudhor të Novi Sadit. Kjo, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga dhjetëra mijëra persona që kanë dalë në rrugë duke kërkuar drejtësi”, tha Turk përmes një deklarate. 

“Për më tepër, shumë pretendime për sulme të dhunshme dhe arrestime arbitrare të protestuesve paqësorë dhe gazetarëve gjatë demonstratave nuk janë hetuar dhe mbesin të pandëshkuara. Përkundrazi, incidente të tilla vazhdojnë të ndodhin”, shtoi ai. 

Të shtunën, më shumë se 100.000 serbë shënuar përvjetorin e parë të incidentit në Novi Sad, që tronditi këtë shtet në Ballkanin Perëndimor. 

Disa javë pas renovimit të ndërtesës, streha prej betoni në stacionin hekurudhor u shemb më 1 nëntor 2024, një aksident që kritikët e cilësuan si simbol të korrupsionit në Serbi, që më pas çoi në rrezmin e qeverisë. 

Në protestat e së shtunës, protestuesit kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Nëna e njërit nga viktimat e aksidentit po mban grevë urie para Parlamentit serb që nga e diela, dhe qindra njerëz po shkojnë për ta vizituar dhe për t’i ofruar mbështetje. 

Turk bëri thirrje për hetime të menjëhershme, transparente, të pavarura dhe efektive për aksidentin, pasi procedurat kundër përgjegjësve të dyshuar kanë ngecur, u tha në deklaratë. 

Ai po ashtu bëri thirrje për hetime të ngjashme për të gjitha pretendimet për arrestime arbitrare dhe përdorim të tepruar të forcës nga polica gjatë protestave. 

“Respektimi i lirisë së shprehjes dhe tubimeve paqësore janë themelore për funksionimin e një shoqërie demokratike dhe bëhen veçanërisht jetike në një mjedis thellësisht të polarizuar”, u shpreh Turk. 

Komisionari i lartë për të drejtat e njeriut theksoi rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, të lirë nga presioni politik. 

“Kjo është mënyra e vetme për të ruajtur besimin e njerëzve në sundim të ligjit”, tha ai. 

Serbia është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe përmes Raportit të Progresit të publikuar të martën, Komisioni Evropian i rekomandoi Beogradit “të ulë ndërhyrjet politike në gjyqësor dhe në prokurori”./ REL 

Next Post
Shtyhet për në 28 tetor seanca për Metën në Apel, shkak bojkoti i avokatëve

Rritja e pensioneve, Meta reagon nga qelia: Para këtij premtimi Rama duhet t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Momenti kur Agron Shehaj rrëmben marrëveshjen me SHBA dhe ikën me vrap

VIDEO / Momenti kur Agron Shehaj rrëmben marrëveshjen me SHBA dhe ikën me vrap

July 27, 2026
Protesta para Parlamentit, shoqërohen nga Policia 6 persona

Protesta para Parlamentit, shoqërohen nga Policia 6 persona

July 27, 2026
U arrestuan të premten, Gjykata u ndalon dy protestueve daljen jashtë shtetit

U arrestuan të premten, Gjykata u ndalon dy protestueve daljen jashtë shtetit

July 27, 2026
Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

July 27, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Jo më shumë se 50 bashki, PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

July 27, 2026
Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i Posaçëm zbut masën ndaj 35-vjeçarit

Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i Posaçëm zbut masën ndaj 35-vjeçarit

July 27, 2026
Berisha, akuza të reja ndaj Ramës: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet!

Berisha, akuza të reja ndaj Ramës: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet!

July 27, 2026
“Transformim sizmik para syve tanë”, Hoxha: Mbrojtja e hapësirës së informacionit është sfidë për demokracitë evropiane

“Transformim sizmik para syve tanë”, Hoxha: Mbrojtja e hapësirës së informacionit është sfidë për demokracitë evropiane

July 27, 2026
Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

Me 75 vota pro, Kuvendi kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë $ nga SHBA

July 27, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In