• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“OK” për negociatat/ Fuga: Na u hap dera e purgatorit, ose dalim të pastër ose shkojmë…

by Java News
25/03/2020 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas vendimit të BE-së për çeljen e negociatave.

Për Fugën ky vendim nuk është asgjë më shumë sesa “hapja e derës së purgatorit” nga ku ose dalim të pastër dhe shlyejmë të gjitha mëkatet, ose shkojmë në ferr!

Akademiku thotë se kërkesat se kushtet e BE-së për Shqipërinë na kthejnë edhe një herë në vitin ’90, ndërsa ka kujtuar edhe një herë gjendjen ku ndodhet arsimi etj.

Reagimi i plotë:

Evropa na hapi derën e purgatorit!

————–

Cfarë kërkon nga ne me të drejtë Europa gjatë bisedimeve për t’u integruar në BE?

– Reformë zgjedhore

– Vendosje përpara drejtësisë e gjykatësve dhe prokurorëve të implikuar me krimin

– Marrje parasysh e të gjitha sugjerimeve të Komisionit të Venecias për sistemin e drejtësisë.

– Respektimin dhe zgjerimin e të drejtave politike qytetare.

– Shtet të bazuar mbi ligjet.

– Reformë totale e ekonomisë.

– Krijimi i Gjykatës të Lartë dhe Kushtetuese.

– Vendimi nëse pranohen ose jo zgjedhjet e 30 qershorit

– Ripunim dhe rishikim i ligjit për mediat.

– Venie para drejtësisë të atyre politikanëve që kanë shitblerë votat në zgjedhjet e kaluara.

– Shkeputje nga dhe gjykim i politikanëve me rekorde ose me lidhje ose vepra kriminale.

– Respektim i te drejtave të minoriteteve

– Përfundim i procesit të vetingut.

– Transparenca në financimin e partive politike dhe të zgjedhjeve

etj.

Me një fjalë t’ja fillojmë nga e para. Sikur të ishim në vitin ’90.

E kuptoni se çfarë na keni sjellë me këto vonesa? Minimumi dhjetra mijra shqiptarë që kanë braktisur shtetësinë.

A nuk janë ato kritika që i bëhen qeverisjes nga kritikët e saj?

Dhe duhet thënë që janë vetëm kryesoret, se poqese i hyn arsimit, pushtetit lokal, territorit, kulturës, etj. lista nuk mbaron kurrë.

A do jenë në gjendje që pasi kaluan 30 vjet për t’i krijuar këto thagma, të nisin korrigjimin e tyre?

Kësaj i thonë të rinisësh ndërtimin e shtetit nga e para.

Cfarë turpi të thonë kështu!!!

Të pranojmë në bisedime, por dije se ke bërë përparime, por nuk je asgjëkundi!

Dhe na thonë : Nëse nuk i realizon, edhe bisedime i ndërpresim dhe ktheheni përsëri andej nga erdhët!

Dhe të mendosh që Maqedonisë të Veriut pothuajse nuk i kanë shkruar asgjë me të kuqe.

Dhe thonë : na e hapi Evropa!

Na e hapi dhomën e pritjes!

Disa propagandistë manipulatorë dhe pa dinjitet, bërtasin : urrahhh, a thua ka gjetur vaksinën e covid19!!!

Na ka hapur vetëm portën e purgatorit nga ku ose dalim të pastër dhe shlyejmë të gjitha mëkatet, ose shkojmë në ferr!

Nëse nuk kuptojmë se me të drejtë na kanë dhënë dackën që meritonim, as mos shpresojmë që kemi drejtimin e duhur për të realizuar integrimin.

Sigurisht vetëm do të mbesim!

Pse çirremi pastaj : Jemiiiiii vetëëëmmmmm!

Ka ardhur koha të mbledhim vetëm e mjaft me alibira. Europa na e ka thënë të vërtetën troç!

Jemi shoqëri piramidale! Piramidë bosh!

Next Post
A po i fsheh Kina rastet e reja me koronavirus? Urdhri i kryeministrit: Raportoni shifrat e sakta!

A po i fsheh Kina rastet e reja me koronavirus? Urdhri i kryeministrit: Raportoni shifrat e sakta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In