• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Oj nënë pse më bëre”/ Strehohet gruaja e dhunuar me 3 fëmijet e saj që jetonte mes pyllit

by Java News
17/10/2018 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media bëri publike sot rastin e Florinda Lleshit, nënës me 3 fëmijë, e cila në kërkim të një jete më të mirë, por edhe për të lënë pas të shkuarën e saj edhe si grua e dhunuar nga burri, u largua nga Mirdita për t’u shpërngulur në një nga zonat rurale të Tiranës, në Farkën e Madhe. E pavarësisht shpresës për një të ardhme më të mirë, mediat raportuan për sakrificën që Florinda Lleshi bënte çdo ditë për të arsimuar e krijuar kushte më të mira jetese për fëmijët e saj.

Me t’u njohur me rastin, Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Kujdesit Social, ndërhyri menjëherë për të zgjidhur situatën emergjente të nënës dhe 3 fëmijëve të saj. Florinda dhe fëmijët e saj u strehuan në një nga qendrat e mbrojtura të Tiranës. Gjithashtu, me marrjen e Urdhërit të Mbrojtjes, familja është futur në skemën e ndihmës ekonomike dhe aktualisht shërbimi social i Bashkisë së Tiranës po kryen procedurat për transferimin e shkollës së djalit të madh, pranë shkollës më të afërt me Qendrën.

Ndërkohë, nga strukturat e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës po ndiqen të gjitha hapat e tjera për t’i ardhur në ndihmë në afatgjatë dhe për të siguruar mundësi integrimi të plotë të familjes.

Paralelisht me sistemimin e familjes në Qendër, Drejtoria e Përgjithshme e Kujdesit Social në Bashkinë e Tiranës, Zyra e Urbanistikës në Njësinë administrative Dajt, në bashkëpunim edhe me “Fundjavën Ndryshe”, po ndjekin procedurat për ndërtimin e një banese për Florindën dhe 3 fëmijët e saj

Oj nënë pse më bëre”, me këto fjalë e nis rrëfimin e saj gazetarja Anila Hoxha. Në një postim në Facebook, gazetarja Hoxha tregon historinë e dhimbshme të një gruaje, e cila për një kohë të gjatë është dhunuar nga burri dhe tani jeton e vetme në një shtëpi mes maleve.

RRËFIMI I PLOTË

“Oj nene pse me bere”. Florinda Lleshi shkel nje shtegu mes permes pyllit dhe nxjerr deshperimin prej shpirtit, duke mallkuar edhe gruan me te rendesishme per të, gruan qe e solli ne jete. Florinda po me çon drejt kasolles ne te cilen ka perfunduar ne mes te maleve, qyqe e vetme dhe me 3 femije te mitur. Ajo vendosi te dale prej marteses per shkak te dhunes barbare. Ishte 21 vjeç kur u martua me shkuesi, jetonte atje ne Mirdite dhe krushqi pas krushqie i thane se i kishin gjetur nje djale nga familje e mire. Eshte nga Kukesi i thane, familje e mire, djale punetor. Por gjjithçka rrodhi me tej, qe teper larg endrrave te saj. Ne nje rast , pasi kishte punuar gjithe diten si kafshe ne arë, kur u kthye ne shtepi ajo u dhunua aq shume sa vendosi t’i jepte fund jetes dhe piu fotoksine. Jetoi. Ne 2015 , i shoqi e goditi me sopate ne koke. Nje muaj ne spital, nuk beri ze. Nuk denoncoi, pavaresisht plageve . Florinda u kthye serish aty ne zonen e Farkes se Madhe ku jetonin te gjithe bashke me shpresen se kur te nesermen te lindte dielli edhe jetes se saj do i hapej nje faqe e re. Nuk pati asnje rreze ne asnjeren prej diteve qe vijne njera pas tjetres.

Perkundrazi kur nuk mundi me te duronte dhunen, Florinda i tha stop gjithçkaje. Ne fund te 12 viteve martese, ajo u nxor nga shtepia me rrobat e trupit dhe 3 djemte e vegjel. Pa asnje shprese per te trokitur per ndihme, e ndersa mbi vete ka dy urdhra mbrojtjeje, ajo ngriti nje kasolle aty ne pyll, prane shtepise se ish-burrit. Dhe ndersa i dha fund nje torture, per te ka nisur nje torture e re. URIA. Kasollen e ka mbuluar anash me batanije dhe rrecka rrethanore qe era te mos fryje e shiu mos te hyje brenda. Do te jetoje si njeri. Do qe t’i vere ne gjume femijet te ngopur. Qe bijve mos t’ua ngrohe duart me frymen e saj. E pamundur. Ka nje vit e gjysem qe jeton si te jete e padukshme, ajo e padukshme, te tre femijet te padukshem. Por ajo e ka nje emer, quhet Florinda eshte vetem 33 vjeç. Femijet e saj quhen Fatmir, Fabian dhe Armen dhe jane 10, 8 dhe 6 vjeç. Jane ne shkollen e Farkes se Madhe dhe nese ndodh ti’ takoni, dijeni se e ema ka ecur mes per mes nje pylli, ka udhetuar 40 minuta ne kembe per t’i çuar ne shkolle. Dhe secilit prej tyre kur i ve ne gjume ju tregon perralla me ushqim te ngrohte

a.ç

Next Post
‘Shpikja’ e shqiptarëve, drogë brenda kovës me reçel qershie në Kakavijë

'Shpikja' e shqiptarëve, drogë brenda kovës me reçel qershie në Kakavijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

March 5, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Nexhmedin Spahiu President

March 5, 2026
Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In